E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia fiton me Zvicrën në ndeshjen hapëse

Zëvendësuesi i gjigantit Jan Koller, Vaclav Sverkos u bë dhe golashënuesi i parë i Kampionatit Europian, kur me me golin e tij në minutën e 71-të ceku i dha fitoren skuadrës së tij në ndeshjen hapëse kundër vendasve të Zvicrës (1-0) në "St Jakob Park" të Bazelit. Pjesa e parë u mbyll e barabartë, ndërsa në lojë për Zvicrën si titullar edhe shqiptari Valon Behrami, i cili u zvëndësua në minutën e 84-t nga Eren Derdiyok. Valon Behrami zhvilloi një ndeshje të mirë, por pa mundur të ndihmojë ekipin në një fitore për Zvicrën.
Zvicra humbi një shans të jashtëzakonshëm në minutën e 80-të. Gjuajtja e ulët e Trankulio Barnetës u bllokua nga portierir cek, Petër Ceh pasi mbrojtësi Tomas Ujfalusi "u kap" me top në dorë në zonën e rreptësisë. Johan Vonlanthen arriti të kontrollojë topin e kthyer, por gjuajtja e tij goditi traversën. Goli i Sverkosit shpëtoi Cekinë nga një paraqitje e varfër, në një takim që ishte tërësisht në kontrollin e Zvicrës.

Zvicër-Ceki 0-1
Shënues: Sverkov 71'
Zvicra: 1-Diego Benaglio; 5-Stephan Lichtsteiner
(22-Johan Vonlanthen 75), 20-Patrick Mueller, 4-Philippe
Senderos, 3-Ludovic Magnin; 16-Tranquillo Barnetta, 8-Gokhan
Inler, 15-Gelson Fernandes, 19-Valon Behrami (12-Eren Derdiyok
84); 9-Alex Frei (10-Hakan Yakin 46), 11-Marco Streller
Cekia: 1-Petr Cech; 2-Zdenek Grygera, 21-Tomas
Ujfalusi, 22-David Rozehnal, 6-Marek Jankulovski; 20-Jaroslav
Plasil, 3-Jan Polak, 14-David Jarolim (5-Radoslav Kovac 87),
4-Tomas Galasek, 7-Libor Sionko (11-Stanislav Vlcek 83); 9-Jan
Koller (10-Vaclav Sverkos 56)
Gjyqtar: Roberto Rosetti (Itali)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›