Smilevski: Një mision i vështirë por jo i pamundur

Kryetrajneri, i cili për herën e tretë do udhëheq bankinën "kuqezi", në ditën e parë të seancës stërvitore, ka ngelur i befasuar nga forma pozitive e skuadrës.
Trajneri i mirënjohur nga Maqedonia flet për përshtypjet e para
Vullnet DAUTI
Albania-Sport: Është dita e parë e stërvitjes cfarë përshtypje keni?
Smilevski: Të jam real, kam pritur të jetë më keq, mirëpo kam ngelur i befasuar nga seanca e parë stërvitore, ku në një terren kaq të vështir në stadiumin e vjetër të qytetit, zhvillohet një stërvitje me kaq intesitet të lartë. Prandaj është mëkat që pas shtatë vite që kthehem në Tetovë, kanë ngelur të njëjtat kushte, pra vetëm me një teren ndihmës
Albania-Sport: Kjo është hera e tretë që je tek skuadra e Shkëndija'79?
Smilevski: Kam qenë edhe vite më parë tek "kuqezinjtë", gjegjësisht në sezonet 1999 dhe 2002. Shkëndija'79, ka një specifik të vecantë tek popullata shqiptare, përkundër klubet tjera sic janë Milano, Bashkimi dhe Renova, pa dashur t'i nëncmoj. Për Shkëndijën kam dëgjuar edhe në Tivar, ku shqiptarët e asaj ane më kanë pyetur për klubin dhe për tifozët, gjë që ka qenë shumë e këndshme për ta dëgjuar. Unë jam profesionist dhe pranova të vijë në Shkëndijë, përkundër pozitës momentale që gjendet skuadra. Prandaj do të mundohem me punë të arrijë të kthej Shkëndijën në vendin e merituar.
Albania-Sport: Keni kërkuar futbollistë tjerë në skuadër ?
Smilevski: Po kam kërkuar tre përforcime. Goranco Georgiev nga Pobeda, Olxhaj Bajrami, i cili së fundi është aktivizuar në kampionatin Finlandez, ndërkohë më kanë propozuar edhe një futbollistë bullgar, i cili ka luajtur në Ligën e Dytë Bullgare dhe në kampionatin e Belgjikës.
Albania-Sport: Cilët nga futbollistët që ka skuadra e Shkëndijës, i njihni?
Smilevski: E njoh portierin Basnarkov si dhe futbollistet Festim Ademin, Cuculin, Selimi dhe Arifin. Këta lojtarë njëkohësisht do të jenë edhe baza kryesore e skuadrës. Në vazhdim do mundohemi me anë të seancave stërvitore të arrijmë formën e duhur, kurse më pas, do të bëjë seleksionimin e lojtarëve që do ta marrin barrën kryesore gjatë Kampionatit.
Albania-Sport: Ndeshjen e parë debutuese do ta keni kundër Bashkimit në Kumanovë?
Smilevski: Po. Takimin e parë si trajner i Shkëndijës do ta kem kundër skuadrës së Bashkimit. Do të isha i kënaqur me barazim, por pse jo edhe fitore. Ndërkohë, potencoj se është mëkat që Shkëndija me një publik kaq të flaktë, gjendet në pozitën e parafundit, prandaj do të shkojmë që në cdo takim të japim maksimum.
Drita pret Shkëndijën
Skuadra e Shkëndijës, pas arritjes së trajnerit të ri, Zoran Smilevski, menjëherë ka planifikuar të zhvillojë ndeshje miqësore me ekipin e Dritës së Bogovinës. Kështu, të premten duke filluar në ora 15 e 30, në fshatin e Bogovinës do të zhvillohet ndeshja në mes dy ekipeve tetovare.