“Tulipanët”, 10 herë më të shtrenjtë se kombëtarja shqiptare

Duke iu referuar sajtit të transfermakt, i cili merret ekskluzivisht me vlerësimet e futbollistëve në gjithë botën, sot gazeta "Tirana Observer" publikon shifrat reale të kombëtares holandeze dhe asaj shqiptare të cilat do të ndeshen ditën e mërkurë, 12 shtator në stadiumin "Qemal Stafa".
Cana vs Van Nistelroi
Lorik Cana dhe Rud van Nistelroi janë dy futbollistët më të shtrenjtë të skuadrave. Kosovari kuqezi vlen 12 milionë euro, ndërsa holandezi i Real Madrid, 40 milionë euro. Ky i fundit u rikthye tek "tulipanët" pas një zënke me trajnerin Marko van Basten që zgjati gati një vit. Van Nistelroi do të jetë futbollisti më problematik i "portokallinjve" për repartin tonë difensiv, cka mund të cojë Lorik Canën të mendojë më shumë për të mbrojtur sesa për të ndihmuar sulmin.
Bogdani
Pas Lorik Canës, Bogdani është futbollisti i dytë më i kushtueshëm i kombëtares shqiptare dhe pse jo, edhe ndër më të rëndësishmit. Pesha e sulmit për këtë takim do të bjerë kryesisht mbi të, duke parë se as Bushi dhe as Kapllani nuk mund të japin siguri. Duke parë se Baric do të mendojë më shumë për t'u mbrojtur sesa për të sulmuar, parashikohet se Bogdani mund të jetë sulmuesi i vetëm i kuqezinjve në këtë takim.
Arjen Roben
Mjafton të shikosh vlerën e tij (30.000.000 euro), gati sa gjithë kombëtarja shqiptare, por për të relaksuar sadopak, mësohet se nuk do të jetë në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Roben është një nga pikat më të forta të repartit sulmues tek Holanda, por një dëmtim e ka detyruar të mos grumbullohet si për ndeshjen ndaj Bullgarisë por edhe ndaj kombëtares sonë.
Shqiperia
1. Arjan Beqaj
(Anarthosis, Qipro), 1.000.000 euro
2. Isli Hidi
(Krivbas, Ukrainë), 0 euro
3. Ilion Lika
(Elbasani), 500.000 euro
4. Armend Dallku
(V. Poltava, Ukrainë), 1.000.000 euro
5. Nevil Dede
(SK Tirana), 0 euro
6. Erion Xhafa
(SK Tirana), 0 euro
7. Elvin Beqiri
(Metalurg Donetsk), 1.500.000 euro
8. Debatik Curri
(V. Poltava, Ukrainë), 850.000 euro
9. Kristi Vangjeli
(Aris Selanik, Greqi), 550.000 euro
10. Blerim Rrustemaj
(AC Horsens, Danimarkë), 400.000 euro
11. Endri Vrapi
(SK Tirana), 400.000 euro
12. Lorik Cana
(Marsejë, Francë), 12.000.000 euro
13. Ervin Skela
(Kotbus, Gjermani), 800.000 euro
14. Altin Lala
(Hanover, Gjermani), 1.500.000 euro
15. Devis Muka
(SK Tirana), 0 euro
16. Jahmir Hyka
(SK Tirana), 600.000 euro
17. Klodian Duro
(SK Tirana), 750.000 euro
18. Ervin Bulku
(Krivbas, Ukrainë), 150.000 euro
19. Altin Haxhi
(Ergotelis, Greqi), 750.000 euro
20. Hamdi Salihi
(SV Ried, Austri), 600.000 euro
21. Edmond Kapllani
(Karlsruher, Gjermani), 1.900.000 euro
22. Erjon Bogdani
(Livorno, Itali), 6.500.000 euro
23. Besart Berisha
(Burnli, Angli), 800.000 euro
24. Alban Bushi
(Apollon, Greqi), 700.000 euro
25. Migen Memelli
(GAIS, Suedi), 850.000 euro
26. Vioresin Sinani
(Vllaznia), 700.000 euro
27. Bekim Kastrati
(F. Dyseldorf, Gjermani), 400.000 euro
28. Daniel Xhafaj
(SK Tirana), 350.000 euro
Total: 35.550.000 Euro
Holande
1. Edvin van der Sar
(Mancester), 5.500.000 euro
2. Marten Stekelenburg
(Ajaks) 4.000.000 euro
3. Henk Timer
(Fejenord), 2.500.000 euro
Mbrojtës:
4. Khalid Boulahrouz
(Sevilja), 10.000.000 euro
5. Vilfred Bouma
(Aston Vila), 4.500.000
6. Tim de Kler
(Fejenord), 5.000.000 euro
7. Urbi Emanuelson
(Ajaks), 4.500.000 euro
8. Xhon Heitinga
(Ajaks), 7.000.000 euro
9. Kju Jaliens
(AZ Alkmar), 4.000.000 euro
10. Joris Matijsen
(Hamburg), 8.500.000
11. Mario Melkiot
(Uigan), 3.500.000 euro
12. Andre Oijer
(Bllekbërn), 3.000.000 euro
Mesfushorë:
13. Ibrahim Afelaj
(PSV Eindhoven), 5.000.000 euro
14. Xho van Bronkhorst
(Fejenord), 5.200.000 euro
15. Najxhell de Jong
(Hamburg), 3.000.000 euro
16. Deni Landzat
(Uigan), 4.500.000 euro
17. Heduixh Maduro
(Ajaks), 3.000.000 euro
18. Klarenc Sedorf
(AC Milan), 11.000.000 euro
19. Uesli Shneijder
(Real Madrid), 27.000.000 euro
20. Rafael van der Vart
(Hamburg), 20.000.000 euro
21. Demi de Zeu
(AZ Alkmar), 4.500.000 euro
Sulmues:
22. Rajan Babel
(Liverpul), 17.250.000 euro
23. Klas-Jan Huntelar
(Ajaks), 13.000.000 euro
24. Dirk Kujt
(Liverpul), 17.000.000 euro
25. Rud van Nistelroi
(Real Madrid), 40.000.000 euro
26. Robin van Persie
(Arsenal), 15.000.000 euro
27. Jan Venegor of Heselink
(Sëlltik), 8.500.000 euro
28. Arjen Roben
(Real Madrid), 30.000.000 euro
Total: 285.950.000 Euro
Leonard Karaj/TiranaObserver