Solana, Iranit: Ndal pasurimit të uraniumit
Shefi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Havier Solana do të vizitojë Iranin në përpjekje për ta bindur që të ndalojë pasurimin e uraniumit.
Zëdhënësja Christina Gallach tha se Solana do të paraqesë ofertën e fundit të gjashtë fuqive: SHBA-së, Francës, Britanisë, Kinës, Gjermanisë dhe Rusisë, gjatë takimeve që do të zhvillojë me autoritetet iraniane në fundjavë.
Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad tha sot ‘se presioni dhe kërcënimet perëndimore kanë dështuar që të ndalojnë aktivitetet bërthamore të vendit të tij’.