E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Euro 2008": Sedorf, jashtë Holandës

Edhe pse Marko van Basten ka tentuar ta përfshijë në Kombëtaren holandeze, për fazën finale të "Euro 2008", Klarens Sedorf ka zgjedhur të mos jetë në Austri dhe Zvicër. Mesfushori i Milanit, që ishte në listën e madhe të lojtarëve të përzgjedhur, ka refuzuar pjesëmarrjen. Ai i ka telefonuar Van Bastenit duke i komunikuar vendimin që kishte marrë. "Nuk e prisja", tha tekniku i "tulipanëve". "I thashë se e respektoj si lojtar dhe person, por ai nuk u tërhoq nga vendimi që kishte marrë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›