Mesi: Mos bëni me faj Rajkard
Lionel Mesi pranon se i detyrohet shumë Frenk Rajkard dhe këmbëngul që forma e dobët e treguar së fundmi nga Barcelona nuk është për faj të trajnerit. Menjëherë pas eliminimit në gjysmëfinalet e Champions, klubi deklaroi se holandezi do të largohet dhe në vend të tij do vijë Pep Guardiola. "Besoj se ai ka bërë gjëra të mëdha për klubin, tha Mesi. Trajneri nuk duhet fajësuar për gjërat që nuk ecën mirë dhe tifozët e kanë kuptuar, ndaj të dielën i treguan sa e vlerësojnë punën e tij".