E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mekseka, Erikson mund të jetë trajneri i ri

Sven Goran Erikson mund të jetë trajneri i ardhshëm që do të ulet në stolin e përfaqësueses së Meksikës. "CNN" spanjoll ka bërë të ditur se tekniku suedez i Mançester Sitit ka arritur një akord me përfaqësuesit e federatës meksikane dhe do të marrë drejtimin e kësaj Kombëtareje sapo të largohet nga ekipi anglez. Por meksikanët kanë hedhur poshtë gjithçka nëpërmjet menaxherit të Kombëtares, Gijermo Kantu. "Hesus Ramirez do të drejtojë skuadrën ndaj Belizes dhe asnjë nuk ka ndryshuar", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›