E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2008, trajnerët "bast" për Francën

Franca është skuadra favorite në Euro 2008, duke u klasifikuar përpara Italisë dhe Gjermanisë. Kuotimet e "Gjelave" të drejtuar nga Rajmond Domenek janë rritur në mënyrë të ndjeshme, pasi pjesa më e madhe e trajnerëve të 16 kombëtareve që do të luajnë në Austri dhe Zvicër besojnë se ata janë kundërshtarët më të fortë. Sipas 12 prej 16 trajnerëve pjesëmarrës në turneun kontinental, kombëtarja transalpine ka shansin më të mirë që të fitojë titullin e saj të tretë, pas triumfeve në vitet 1984 dhe 2000. Ndër të tjera, Domenek, i cili njihet si person që beson tek astrologjia, ka parashikuar edhe kundërshtarin që Franca e tij do të ketë përballë në finale, Gjermaninë, "pasi ajo ka një grup të thjeshtë" (me Austrinë, Kroacinë dhe Poloninë). Të mërkurën, francezët kanë "zbarkuar" në aeroportin e Gjenevës, pasi janë detyruar të ndryshojnë planin e udhëtimit për shkak të kushteve të këqija atmosferike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›