E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gatuzo: Në fushë, pa mendjemadhësi

Xhenaro Gatuzo paralajmëron Italinë: "Kampionati Evropian është më i vështirë sesa Botërori. Duhet të zbresim në fushë të karikuar, të gatshëm për të luftuar që t‘i fitojmë sfidat tona dhe pa mendjemadhësi për faktin që jemi kampionë të botës". Lideri i mesfushës "axurre" paralajmëron se "i kam parë të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës në Gjermani: dhamë maksimumin, por kemi pasur edhe fat. Në çdo ndeshje kemi rrezikuar shumë, e mund të ishim mundur". Lojtari i Milanit foli edhe për ndryshimin ndërmjet dy Italive: "Donadoni dhe Lipi punojnë në mënyrë shumë të ngjashme. Megjithatë, vendosja taktike e skuadrës aktuale është e ndryshme: me tre sulmues jemi më ofensivë". Ndeshja e parë e Italisë në Euro 2008, ajo që do të luhet të hënën kundër Holandës, i është besuar gjyqtarit suedez Frojdfeldt: "Arbitër suedez? Nuk na ecën me ata". Në fund, dy fjalë për shiritin e kapitenit: "E meriton Del Piero, nëse ai nuk luan duhet ta mbajë Bufon".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›