Euro 2012 Merkel prenoton per finalen

Nëse Gjermania fiton në gjysmëfinalen e dytë të Euro 2012 kundër Italisë, Angela Merkel do të jetë në një situatë aspak komode. Kjo për faktin se kancelarja gjermane është një tifoze e zjarrtë futbolli dhe do të dëshironte të ndiqte “pancerat” në finalen e evenimentit kontinental.
Megjithatë, sfida e 1 korrikur luhet në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, vend ndaj të cilit Merkel, ashtu si edhe liderët e tjerë europianë, kanë mbajtur një qëndrim shumë të ashpër për çështjen e të drejtave të njeriut dhe dhunës fizike ndaj ish-kryeministres, Julia Timoshenko.
Deri më tani, politikanët gjermanë dhe europianë i kanë bojkotuar ndeshjet e zhvilluara në Ukrainë gjatë Kampionatit Europian, por tashmë duket se Angela Merkel po shqyrton edhe një herë qëndrimin e saj.
Agjencia e lajmeve, DPA ka bërë të ditur se Merkel i ka kërkuar menaxherit të kombëtares gjermane, Oliver Bierhof, që do të jetë në tribunën e stadiumit “Olimpik” të Kievit, në rast se Gjermania do të luajë në finale.
“Kancelarja na përgëzoi dhe natyrisht shpreson që ne të jemi në finale dhe na premtoi që do të vinte në stadium”, tha Bierhof. Merkel ishte tifozja speciale e Gjermaninë në çerekfinalen e fituar 4-2 me Greqinë, por ajo nuk do të jetë prezente në gjysmëfinalen kundër Italisë në Varshavë, për shkak të bisedimeve rreth krizës ekonomike që po mbahen në Bruksel.
Megjithatë, edhe pse kancelarja gjermane ka prenotuar një vend për finalen e Euro 2012, prezenca e saj ende nuk është e sigurt. Gjithçka lidhet me faktin se kritikët europianë mendojnë se ky veprim do të jepte sinjalin e gabuar, pas qëndrimeve të ashpra për shqetësimin e të drejtave të njeriut në Ukrainë.