E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania dhe europianet

Edhe vetë ata e dinë se ndaj të kaltërve nuk e kanë pasur kurrë të lehtë. E tregon tradita në turnetë e mëdhenj dhe bilanci aspak pozitiv në ndeshjet direkte.
Por, Gjermania ka një statistikë thuajse në anën e saj kur vjen puna te kampionatet europiane. Ndaj Italisë, kundërshtarit të gjysmëfinales në Poloni dhe Ukrainë, bilanci në turne të tillë nuk është për t’u përbuzur.
Kjo sepse “teutonët” vërtet nuk kanë fituar nga italianëve, por në Europianë as nuk kanë humbur. Në Euro 1988, dy ekipet u ndeshën në fazën e grupeve, në takimin që çeli kampionatin dhe rezultati ishte 1-1. Kualifikimi ishte për të dyja palët, të cilat u eleminuan në gjysmëfinale. Gjermania Perëndimore nga Holanda dhe Italia nga Bashkimi Sovjetik.
Tetë vjet më vonë, erdhi përballja e dytë, po në grup. Këtë herë ishte ndeshja e fundit dhe përcaktuese. Italisë i duhej fitorja, Gjermanisë i mjaftonte barazimi. Ndeshja u luajt pikërisht ashtu, me Italinë në sulm, por që humbi një penallti me Xolën, barazoi 0-0 dhe u eleminua që në grup. Gjermania vazhdoi duke u shpallur kampione e Europës.
Gjithsesi, nëse fut në llogari edhe botërorët, Gjermania duket se nuk ka qenë shpesh e lumtur. Tri fitore italiane, 4 barazime, asnjë fitore të “dojçëve”. E habitshme për një ekip kaq të madh. Jo vetëm kaq.
Gjermania ka luajtur në shumicën e rasteve me kompleks inferioriteti ndaj të kaltërve, siç ka ndodhur më 1962, 1982, 1996 apo 2006. Në tërësi, dy ekipet janë ndeshur 30 herë, ku vetëm 7 fitore janë gjermane, 9 janë barazime dhe 14 suksese janë të Italisë. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›