E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012: Në Ukrainë, trena më të shpejtë

Në prag të ‘Euro 2012’, Ukraina i ka inauguruar trenat e shpejtë, të cilët do t’i mbulojnë qytetet kryesore të vendit. Këta trena do të udhëtojnë deri në 160 kilometra në orë. Lajmin e ka bërë të ditur përgjegjësi i organizimit të Evropianit në Ukrainë, Martin Kallen, për ueb faqen zyrtare të UEFA-s.

“Këta trena të shpejtë do të kalojnë nëpër qytetet që do t’i presin ndeshjet e ‘Euro 2012’ dhe do t’u ofrojnë tifozëve një udhëtim të shpejtë dhe komod nga një qytet në tjetrin, me një çmim të arsyeshëm”, nënvizoi Kallen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›