E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 edhe ne modelin e flokeve

Tifozët që po ndjekin nga afër Kampionatin Europian, e kanë shfrytëzuar turneun, për tu bërë pjesë e ekstravagancës sportive, me modele flokësh në një permanent shumë special.
Permanenti që ndodhet në qendër të Varshavës ka hapur dyert për tifozët nga e gjithë Europa që gjatë Euro 2012 të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës edhe nëpërmjet stilit unik të flokëve.
Menjëherë pas ceremonisë së hapjes së aktivitetit më të rëndësishëm continental, shumë tifozë polakë i janë drejtuar këtij permanenti, duke lyer flokët me të kuqe dhe të bardhë, si ngjyrat e flamurit kombëtar, për të treguar mbështetjen ndaj përfaqësueses së Polonisë.
Edhe tifozët që lyejnë fytyrën me ngjyrat e flamurit i janë drejtuar këtij permanenti për të lyer flokët me imazhin e një topit futbollit.
Sipas Anës, pronares së permanentit, klientë nuk janë vetëm tifozët polakë, por edhe mjaft fansa të skuadrave të tjera pjesëmarrëse në Kampionatin Europian. Ajo theksoi se “për një stil të veçantë të flokëve nuk kanë munguar tifozët rusë, grekë, por edhe të skuadrave të tjera”.
Përveç modelimeve për turneun, ky permanent ofron edhe shërbime të tjera, siç është lyerja e thonjve për tifozet femra, gjithmonë në përputhje me atmosferën festive të Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›