E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 numrat e 4 gjysmefinalisteve

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga gjysmëfinalja e parë e Euro 2012 ndërmjet Portugalisë dhe Spanjës, që më pas do të ndiqet nga supersfida Gjermani-Itali, është koha e një bilanci të katër skuadrave më të mira të këtij edicioni në kontinent.
Një gjë është e sigurt: deri në këtë fazë të aktivitetit kanë arritur përfaqësueset që e kanë merituar më shumë. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat. Mes gjysmëfinalisteve, Spanja ka mbrojtjen më të mirë të Kampionatit Europian, me vetëm një gol të pësuar në katër ndeshje.
Në anën tjetër, “Furia e Kuqe” ka gjetur tetë herë rrugën e rrjetës, një gol më pak se Gjermania, që është skuadra me sulmin më profilik. Megjtihatë, “pancerat” kanë pësuar 4 gola, kuotë e barabartë me Portugalinë.
Ndërkohë, Italia është skuadra që ka regjistruar numrin më të lartë të goditjeve në portë: 50 të tilla, ndërsa këtyre u shtohen edhe 37 tentativa që kanë përfunduar jashtë. Megjithatë, edhe pse janë shfaqur si ekipi më i rrezikshëm, “axurrët” kanë realizuar vetëm 4 gola, ndërsa Bufon është detyruar ta nxjerrë topin nga rrjeta dy herë.
Në klasifikimin e veçantë të gjuajtjeve në portë, Italia ndiqet nga Spanja me 44 tentativa, e më pas vijnë Gjermania e Portugalia me nga 33 secila. Edhe shifrat e kartonëve janë mjaft domethënëse.
Italia është skuadra më “e keqe” me 11 të ndëshkuar me kartonë të verdhë në 60 faulle të shkaktuar, kundrejt 68 të pësuar. Gjermania ka marrë vetëm dy kartonë, Portugalia 7 dhe Spanja 6. gjithsesi, asnjëra prej gjysmëfinalisteve nuk ka luajtur në inferioritet numerik, pasi nuk ëhstë ndëshkuar me kartonë të kuq. Në fund, portugalia kryeson përsa i takon goditjeve të këndit, me 35 të tilla, ndërsa më pas renditen Spanja me 33, Italia me 27 dhe Gjermania me 20.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›