Gjysmefinalet e Spanjes
Tashmë që është arritur ky nivel është e vështirë ta ndalësh këtë makinë të kuqe. Spanja e pëlqen shumë një ndeshje gjysmëfinale në turnetë e mëdhenj, pasi thuajse në çdo rast që e ka luajtur, e ka fituar.
Prova e parë nisi në 1964, kur u luajt gjysmëfinalja e kampionatit europian që zhvillohej në Francë, ndeshje ndaj Hungarisë së fortë të asaj kohe. Amansio shënoi golin e fitores 2-1 të vendasve në kohën shtesë, ndërsa spanjollët fituan me shumë vështirësi po 2-1 finalen ndaj Bashkimit Sovjetik.
U desh të kalonin 20 vjet që Spanja të ishte sërish në një gjysmëfinale. Edhe një herë bëhej fjalë për Europian. Në Francë, përballë ishte Danimarka e shkëlqyer e Morten Olsenit, Xhesper Olsenit, Mikael Laudrupit dhe Preben Elkjerit, një ndeshje që përfundoi 1-1 bashkë me shtesat. Tek penalltitë, danezët humbën një, pikërisht nga Elkjer, ndërsa “furitë e kuqe” i realizuan të gjitha. Finalja u humb ndaj Francës, pas gabimit të portierit Arkonada, gabim që mbeti në histori.
Pas 14 vjetësh, skuadra e drejtuar nga Luis Aragones luajti në gjysmëfinale të kampionatit europian në Vjenë ndaj Rusisë së Gus Hidinkut dhe fitoi thellësisht 3-0. Finalja ishte me përfundim të lumtur, 1-0 ndaj Gjermanisë.
Dy vjet më vonë erdhi gjysmëfinalja e radhës, këtë herë në Botëror në Afrikën e Jugut. Ndaj Gjermanisë, Spanja luajti ndeshjen më të mirë në këtë turne duke fituar 1-0 me golin e shënuar nga Karles Pujol.
E vetmja gjysmëfinale e humbur nga spanjollët ishte në Kupën e Konfederatave, menjëherë pasi u shpallën kampionë të botës, kur u thyen 2-0 nga SHBA.
Veçse, në Europianë dhe Botërorë gabim nuk ka dhe media spanjolle fton skuadrën që të mos e ndryshojë traditën pikërisht tani.
Gjysmëfinalet e Spanjës
1964: Spanjë-Hungari 2-1
1984: Spanjë-Danimarkë 1-1 (5-4)
2008: Spanjë-Rusi 3-0
2010: Spanjë-Gjermani 1-0
2012: Spanjë-Portugali