E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012, shorti i plejofit

/* */

Shorti i ndeshjeve plejof të Euro 2012-s, i hedhur sot në Krakov të Polonës, prodhoi çifte interesante, por dhe një përsëritje ndeshjesh.

Kështu, Turqia do të përballet me Kroacinë (janë përballur në çerekfinalet e Euro 2008-s, me turqit që avancuan në gjysmëfinale nga seria e penalltive).

Portugalia dhe Bosnja do të përsërisin plejofin e Botërorit 2010, me portugezët që shkuan në Afrikën e Jugut pasi i fituan të dyja takimet 2-0.

Për Malin e Zi dhe Estoninë, kjo është hera e parë që marrin pjesë në këtë fazë.

REAGIMET

Trajneri i Bosnjës, Safet Susiç, tha: “Ky ishte skenari më i keq, që ne mund të prisnim. Gjithsesi, nëse Portugalia ka Kristiano Ronaldon, ne kemi Edin Xhekon”.

Sulmuesi boshnjak, Edin Xheko: “Ne nuk kishim fat, por kemi shansin të hakmerremi”. Kapiteni Emir Spahiç: “Dëshira jonë ishte të luanim kundër Çekisë ose Irlandës”.

Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento: “Ne e dimë se gjithçka është e mundur dhe kemi shumë respekt për Bosnjën”.

Zvëndëstrajneri i Turqisë, Ouz Çetin: “Shorti na vendosi përballë një kundërshtari të fuqishëm. E njohim Kroacinë”.

Trajneri i Kroacisë, Slaven Biliç: “Ne kemi pritur dhe ëndëruar hakmarrjen tonë prej tre vjetësh. Turqia është e fortë, por ne jemi më të fuqishëm”.

SHORTI I PLEJOFIT
Turqi-Kroaci
Estoni-Irlandë
Çeki-Mali i Zi
Bosnjë-Portugali

Ndeshjet e para: 11/12 nëntor
Ndeshjet e dyta: 15 nëntor

Bilanci në plejof
Bosnja: 1 pjesëmarrje / 1 humbje
Krocia: 2 pjesëmarrje / 2 fitore
Çekia: 2 pjesëmarrje / 1 fitore, 1 humbje
Estonia: Asnjë pjesëmarrje
Mali i Zi: Asnjë pjesëmarrje
Portugalia: 1 pjesëmarrje / 1 fitore
Irlanda: 5 pesëmarrje / 1 fitore, 4 humbje
Turqia: 4 pjësëmarrje / 3 fitore, 1 humbje

Ekipet e kualifikuara

Si vend organizator: Polonia dhe Ukraina

Fitues grupi: Gjermania, Rusia, Italia, Franca, Holanda, Greqia, Spanja, Anglia, Danimarka.

E dyta më e mirë: Suedida

Në plejof: Turqia, Irlanda, Mali i Zi, Estonia, Bosnja, Kroacia Portugalia

Shorti i fazës së grupeve në finalet e Euro 2012-s do të hidhet, më 2 dhjetor në Kiev të Ukrainës (18:00).

FINALET: 8 qershor-1 korrik 2012
Qytetet: Gdansk, Poznan, Varshavë, Vroklau (Poloni); Doneck, Çarkiv, Kiev, Lviv (Ukrainë)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›