Analiza e Salihit: Pikët si përgjigjen asaj që kemi dhënë
Autori i golit me Rumaninë u kërkon të gjithë faktorëve, sidomos tifozëve, që të mos e braktisin kombëtaren
Mban fjalën që i kishte dhënë Kuzhes, por gabon në një rast flagrant, teksa nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë në vijën fatale. Hamdi Salihi tregohet mjaft kritik në ndaj mediave dhe tifozëve, që sipas tij, edhe ata janë pjesë e fitoreve dhe zhgënjimeve të kombëtares. Ai e percepton pozitive punën që ka bërë trajneri në këto eliminatore, në fund të të cilave mungojnë vetëm tri pikët e humbura në Lukëmburg.
Rumania. Rumania pati rastet dhe shanset e saja për shënim, kështu që barazimi për mua ishte rezultati më i drejtë. Në kombëtare, qofsh lojtar i ri apo i vjetër, nuk ke kohë të mësohesh me lojën e njëri-tjetrit. Pra nuk duhet të habitemi apo shpërqendrohemi në momente të ndryshme, por të jemi të gatshëm për gjithçka. Në Francë e pësuam nga këto shpërqendrime.
Edhe ndaj Rumanisë ndodhi e njëjta gjë, sigurisht tek rasti i golit që pësuam. Para ndeshjes trajneri Kuzhe më tha se në ndeshjet e fundit nuk ke shënuar, prandaj duhet të shënosh. I thashë se do ta bëj këtë gjë. Kështu që pas golit vrapova direkt te stoli për ta festuar me të dhe për ti thënë trajnerit që e mbajta fjalën. Pata një rast tjetër për të shënuar, por nuk e pashë topin, megjithëse pozicioni ishte shumë i volitshëm.
Edicioni Pikët nuk i përgjigjen punës që kemi bërë në kompleks, pasi po të merren të gjitha ndeshjet bashkë, mund të kishim pasur më shumë pikë. Kanë qenë momente të veçanta, ku kemi humbur përqendrimin dhe kemi gabuar. Për mua, e përgjithshmja e këtyre eliminatoreve është pozitive.
Them se kemi bërë një ndeshje të dobët me Luksemburgun dhe një pjesë loje jo të mirë me Bosnjën, por pjesa tjetër ka qenë pozitive për këtë kombëtare. Ekipi kombëtar është i të gjithëve. Që nga humbja me Bosnjën, lojtarë, trajnerë, stafi, gazetarë e tifozë kanë lëshuar.
Pra, kombëtaren duhet ta mbajnë të gjithë, jo vetëm lojtarët që luajnë në fushë. Pasqyrë e kësaj është numri i paktë i tifozëve në stadium, për të parë takimin me Rumaninë. Faji është yni, por edhe i të gjithë faktorëve që përmenda më sipër. Ndeshjet e kombëtares duhet ti shikojmë si festë.
E ardhmja e kombëtares Ndërrimi i brezave në kombëtare është rrjedhë logjike. Ju premtoj se edhe në të ardhmen do të ketë prapë lojtarë të rinj, që do të vijnë në radhët e kombëtares dhe me lojën e tyre do të bëjnë që të mbushet sërish stadiumi.
Trajneri Punën që ka bërë trajneri dhe rrethi i tij e shikoj pozitive. Nuk mund të them se ai nuk ka bërë gabime, pasi edhe ai i ka ato. Mendoj se puna e tij ka qenë pozitive, sepse ishim në një moment ku të gjithë shpresuam, rezituam deri në fund, madje kemi kaluar edhe momente shumë të mira.
Prandaj, për këtë arsye, më vjen keq që në Shqipëri gjërat e mira i hedhin poshtë shumë shpejt. Për ato që kanë ndodhur nuk është faji vetëm i trajnerit. Për shembull, ndaj Luksemburgut, duke filluar që nga ne dhe deri te mediat e bëmë fakt të kryer fitoren, pasi trumbetohej se luajmë me amatorë, që janë bankierë etj. Pra, ishte një ndeshje që u përgatit keq nga të gjithë, jo vetëm nga trajneri.
9 gola ka shënuar Salihi me kombëtaren shqiptare në 31 ndeshje të zhvilluara gjithsej. Më këtë ecuri të 27-vjeçarit rekordi i Bogdanit duket se do të jetë i përkohshëm
1 vit kontratë i ka mbetur Salihit me Rapidin e Vjenës. Nëse nuk shitet në janar nga vjenezët, në fund të edicionit do të mund të largohet me parametra zero
