E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Fink trajneri i ri i Hamburgut

Hamburg ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka caktuar ish-trajnerin e Baselit, Thorsten Fink, si trajner të ri të ekipit.

Ish-mesfushori i Bayern Munichut ka nënshkruar marrëveshje me gjigantin e Bundesligës deri në verën e vitit 2014.

“Thorsten ishte zgjidhja jonë e parë absolute. Ai përshtatet në mënyrë të përkryer te Hamburg me stilin e tij të punës dhe filozofinë e futbollit”, ka thënë drejtori sportiv i Hamburgut, Frank Arnesen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›