E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala pro Kuzhes: Ai e njeh mirë skuadrën

Zemra ime rreh për ngjyrën e kuqe, kështu që do të vijoj ta mbështes kombëtaren dhe dua ta shoh një ditë të kualifikuar

Kapiteni i kuqezinjve ka zhvilluar me Rumaninë ndeshjen e fundit eliminatore me kombëtaren, pasi, siç ka deklaruar vetë, në miqësoren me Azerbajxhanin, më 11 nëtor, do të luajë ndeshjen e lamtumirës. Në përfundim të takimit të fundit eliminator ai mbështet trajnerin Kuzhe dhe mendon se ai duhet të rinovojë.

Rumania Vinim pas katër humbjesh, kështu që duhet ta mbyllnim me një fitore me Rumaninë. Skuadra tregoi karakter, u munduam të gjithë nga fillimi të ishim të organizuar në mbrojtje dhe të krijonim shanse përpara. Rumania është një skuadrës shumë e mirë, teknike, prandaj ishte e vështirë ti veje nën presion gjatë gjithë kohës. Patëm disa raste, por nuk ishte e thënë të bëheshin, prandaj barazimi 1-1 është rezultat optimal dhe mbyllja që i bëmë eliminatoreve është e këndshme.

Gabimi Dihet që gabimi i kësaj kombëtareje në këtë edicion ndodhi në Luksemburg, gjë e cila nuk mund të kthehet më, por duhet të mësojmë nga gabimet. Prandaj këtë takim të fundit me Rumaninë e shikoj si një korrigjim të atij gabimi që bëmë në Luksemburg.

Ndeshja e fundit Ndaj Rumanisë ishte ndeshja ime zyrtare e fundit me ekipin kombëtar. Në nëntor në miqësoren me Azerbajxhanin them se mund të jetë ndeshja ime e fundit me kuqezinjtë. Zemra ime rreh me ngjyrë të kuqe, kështu që do të vijoj ta mbështes kombëtaren. Kam kaluar një kohë shumë të bukur dhe me shumë trajnerë. Prandaj dua ti falënderoj të gjithë trajnerët, dashamirësit, tifozët, familjen që më ka ndihmuar gjatë gjithë këtyre viteve, dhe shpresoj që një ditë tia arrijmë qëllimit e të kualifikohemi evenimentet të mëdha.

Trajneri Kuzhe Për mua trajneri Kuzhe e njeh shumë mirë skuadrën, njeh lojtarët e rinj dhe kam bindje se ai ka potencial për të dhënë për kombëtaren tonë. Sesi do të vendoset për të ardhmen e tij, nuk e di, pasi nuk jam unë ai që bën këtë gjë. Them se Kuzhe duhet të vazhdojë në krye të kombëtares. Shpresoj që ai të rinovojë kontratën, ku përpara ka edhe disa ndeshje miqësore. Them se deri para këtyre miqësoreve gjithçka do të vendoset, në mënyrë që të nisë puna dhe të ketë një vazhdimësi gjatë viteve të ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›