Fundi i hidhur i trajnereve te huaj

/* */
(Dash Frasheri, gazeta TELEGRAF) - Edhe pse përdori një gjuhë diplomatike pas humbjes me Francën (3-0), si në të gjitha deklaratat e tij gjatë 17 muajve në krye të Shqipërisë (maj 2009-tetor 2011), trajneri Josip Kuzhe la të kuptohej se ndihej i “tradhtuar” nga lojtarët.
“Nuk mund t’i falësh një gol Francës qysh në minutën e dhjetë. Do të thotë që ke vrarë veten tënde. Ne jo vetëm që bëmë gabimin e parë, por bëmë edhe një të dytë, me pas edhe një të tretë. Një trajneri i vjen keq të humbasë në këtë mënyrë”, - tha Kuzhe pas humbjes me Francën, ku të paktën në dy gola ishte fajtor i pastër portieri Samir Ujkani, ndërkohë që ne tjetri topi u devijua nga mbrojtësi Dallku.
Edhe pse ka besuar fort, se kroati mund të realizonte nënshkrimin e tretë më Federatën Shqiptare të Futbollit (pas atyre në maj 2009 dhe korrik 2009), duket se aventura e trajnerit të tetë të huaj në krye të Kombëtares sonë është e përfunduar. Ndeshja kundër Rumanisë, me shumë gjasë do të jetë e fundit e tij, të paktën ato zyrtare.
Vetëm tre nga pesë trajnerët e huaj të punësuar në “epokën Duka” (nga viti 2002), gjermani Hans Peter Brigel (2002-2005), kroati Oto Bariç (2006-2007) dhe kroati tjetër Josip Kuzhe (2009-2011) kanë mundur ta përfundojnë kontratën e tyre në drejtimin e Kombëtares, ndërsa nga dy të tjerët, italiani Xhuzepe Dosena (korrik-tetor 2007) e holandezi Ari Han (janar 2008-prill 2009) e kanë ndërprerë atë para kohe: i pari, e braktisi Shqipërinë, ndërkohë që i fundit u shkarkua.
Në fakt, trajnerët e huaj i kanë kushtuar “një djall e gjysmë” buxhetit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Duke marrë në konsideratë vëtëm katër nga pesë trajnerët e huaj, që kanë drejtuar Shqipërinë nga viti 2002 (pa italianin Dosena, 120 mijë euro), atëherë fatura shkon në 1.36 milionë euro.
Një shumë e kripur, po të kemi parasysh se Shqipëria është renditur përgjithësisht në vendet e parafundit (bën përjashtim Brigel, në eliminatoret e Botërorir 2006, që laas dy skuadra). Trajneri që ka përfituar më shumë është Hans-Peter Brigel, kjo dhe për faktin se gjermani (pasoi Dosenën) është i vetmi që qendroi në dy edicione eliminatore: Euro 2004 (ku mundi 3-1 Rusinë) dhe Botërori 2006 (ku mundi 2-1 Greqinë). Brigel përfitoi 400 mijë euro.
Ari Han përfitoi 300 mijë euro (ju paguan edhe tre muajt pas shkarkimit të tij), por holandezi i paguante vetë ndihmësin e tij të parë, trajnerin e portierave si dhe masazhatorin, të tre të ardhur nga Holanda. Edhe Josip Kuzhe paguan ndimësin e tij Xhemal Mustedanagiç. Trajneri më i paguar shqiptar ka qenë Sulejman Demollari (1 milionë lekë të vjetra), njëherësh edhe i fundit që drejtoi përfaqësuesen.
DOSENA
Italiani Xhuzepe Dosena ishte dhe i pari në serinë e gjatë të trajnerëve të huaj të emëruar nga FSHF-ja, përmes presidentit Armand Duka. Dosena mbërriti në Shqipëri për të pasuar të shkarkuarin Sulejman Demollari (prill 2002, pas humbjes 2-0 me Andorrrën), i fundit trajner shqiptar që ka drejtuar përfaqësuesen. Pa asnjë mundësi për ndeshje miqësore, Kombëtarja nën drejtimin e Dosenës barazoi me Zvicrën (1-1, 12 tetor) në Tiranë dhe humbi në transfertë me Rusinë (4-1, 16 teror 2002). Italiani u “arratis” pa lënë të paktën një letër lamtumire, ndërkohë që FSHF ia morri me gjyq një pjesë të parave që i kishte dhënë. Përpara se të merrte Shqipërinë, Dosena kishte drejtuar Ganën dhe kishte qenë ndihmës i Cezare Maldinit te Paraguai në Kupën Botës 2002. Mbahet mend si një “tradhtar” i besimit të FSHF-së.
BRIGEL
Gjermani Hans Peter Brigel, edhe pse pa ndonjë eksperiencë të madhe si trajner, arriti të vendoste shtatë rekorde me Shqipërinë, ku spikat numri 13 i pikëve të grumbulluara, gjë që nuk e ka arritur askush më parë, qoftë ky i huaj apo shqiptar. Brigeli e nisi me një fitore historike kundër Rusisë (3-1, 29 mars 2003, në Shkodër), por kulmi i tij ishte triumfi madhështor kundër kampiones së Europës, Greqisë (2-1, 4 shtator 2004 në “Qemal Stafa”). Solli një disiplinë taktike e frymë të jashtëzakonshme grupi te lojtarët e Kombëtares, por edhe prurje të reja. Fitoi edhe një mandat të dytë me përfaqësuesen, por në të tretin ju vunë kushte të papranueshme prej tij në kontratë. Ndeshja e tij e fundit zyrtare ishte ajo me Turqinë (të humbur 1-0, më 12 tetor 2005). I larguar kokëlart e me respekt nga Shqipëria.
BARIÇ
Kroati Oto Bariç ishte një zgjedhje personale e Armand Dukës, dhe njëherësh nga më befasueset, pasi në kohën që “Oto Maximale” morri përfaqësuesen tonë ishte thuajse 74-vjeç, njëherësh edhe trajneri më i moshuar në botë, që drejtonte një ekip Kombëtar. Bariç do të mbahet më mend si “më i madhi” i trajnerëve që ka drejtuar ndonjëherë Shqipërinë, por edhe si më “revolucionari” pasi “plakushi” ishte i dashuruar me futbollistët e rinj dhe të talentuar. Dy ndeshje të mëdha me Bullgarinë e dy dinjitoze me Holandën, por me dy humbje të turpshme me Bjellorusinë (4-2, në Tiranë) dhe Rumaninë (6-1, në Bukuresht), e detyruan të jepte dorëheqjen, pa e përfunduar në kohë kontratën (si afat), por me ndeshje të përfunduara. Kishte pranuar në parim rinovimin, por nuk preferoi më bashkëpunimin pas humbjes me Rumaninë. Profesionist i madh, takticien i pagabueshëm.
HAN
I përzgjedhur me rekomandimin e avokatit të njohur shqiptaro-austriak Skënder Fani, presidenti Armand Duka ia imponoi zgjedhjen e holandezit “hokatar” Ari Han, Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. I mirëpaguar, 300 mijë euro kontratë, Hani nuk dëshmoi se e meritonte atë shumë të kripur për buxhetin e FSHF-së. Gjithsesi, tre barazimet e mëdha me Suedinë (0-0 në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0, në Braga) duket se kanë qenë më shumë pjesë e fatit dhe kontributit të lojtarëve se sa fryt i punës së tij. Edhe pse pjesë e Holandës së futbollit total nuk guxoi kurrë të luante në sulm, edhe pse luanim kundër Maltës. Shkarkimi i tij erdhi si presion popullor, por dhe mosrealizimit e objektivit kryesor, zënien e vendit të katërt. Hani tani është thjesht një kujtim që duhet harruar.
KUZHE
Kroati Josip Kuzhe, 58 vjeç, mori drejtimin e skuadrës në maj të vitit 2009, duke pasuar në bankinë holandezin Arin Han. Kuzhe ka zhvilluar deri tani në stolin e Shqipërisë, 24 ndeshje, duke koleksionuar 8 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje. Ndeshja me Rumaninë ishte e 24-ta e tij në krye të Kombëtares. Njihej si mjeshtri i miqësoreve (11 ndeshje, 6 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje), por në 11 takimet zyrtare arriti vetëm 2 fitore (me Luksemburgun dhe Bjellorusinë), si dhe 3 barazime dhe 6 humbje. Fitorja 6-1 në miqësoren me Qipron, e futi përjetësisht në histori (të paktën deri tani), si trajnerin që ka regjistruar fitoren më të thellë me Kombëtaren. Shqipëria barazoi 1-1 te martën kundër Rumanisë (11 tetor), e qe koincidoi edhe me ndeshjen e fundit për eliminatoret e Euro 2012-s, dhe që besohet se do të jetë e fundit e trajnerit Josip Kuzhe në stolin e Kombëtares
Trajnerët e huaj të Shqipërisë
Josip Kuzhe (kroat)
20.05.2009-31.12.2011
Ari Han (holandez)
01.01.2008-15.04.2009
Oto Bariç (kroat)
01.07.2006 01.06.2007
Hans Peter Brigel (gjerman)
29.03.2003 30.05.2006
Xhuzepe Dosena (italian)
12.07.2002 16.12.2002
Nikolaj Ljukshinov (rus)
1958
Miklos Vadas (hungarez)
29.11.1953
Ljubisha Broshiç (serb)
22.09.1946 13.10.1946