Portugalia pakenaqesi ndaj Ronaldos

Kristiano Ronaldo është një prej yjeve të padiskutueshëm të euro 2012-ës, si edhe të përfaqësueses portugeze. Ndoshta për këtë arsye, ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe kritikat janë të shpeshta.
Në kohën kur përfaqësuesja lizutane po përgatitet për sfidën me Danimarkën, mësohet se në radhët e skuadrës ka pakënaqësi rreth sulmuesit të Realit të Madridit. Sipas shokëve të tij të ekipit, kapiteni i Portugalisë duhet të ndihmojë më tepër në fazën mbrojtëse.
Në sfidën kundër Gjermanisë, ai nuk e mbështeti thuajse në asnjë moment mbrojtësin Fabio Koentrao, i cili është detyruar të luftojë i vetëm kundër Tomas Myler dhe mbrojtësit të “panzerave”, Boateng, që kishte hapësira të harkonte topa në zonë.
Por, përveçse nuk ka ndihmuar ekipin në fazën difensive, Kristiano Ronaldo nuk shkëlqeu as në aksionet sulmuese. Përkundrazi, ai u duk në hije dhe ka debatuar në disa raste me shokët e ekipit, Postiga, Fabio Koentrao, Nani e të tjerë, duke u ankuar se nuk i jepnin më tepër topa.
Një tjetër episod që e ka vënë kapitenin në qendër të polemikave është edhe fakti se në fund të ndeshjes me Gjermaninë, ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të trajnerit për të përshëndetur tifozët. Ronaldo ishte i vetmi lojtar që shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjes, veprim që u shoqërua me kritikat e teknikut Paulo Bento. Tashmë, luzitanët kanë sfidën me Danimarkën, të gjithë presin një Kristiano Ronaldo ndryshe, sepse në të kundërt Portugalia rrezikon ti japë lamtumirën aktivitetit.