E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2016, në Francë

Franca ka mposhtur Turqinë dhe Italinë për organizimin e Kampionatit evropian 2016.

Franca më parë ishte nikoqir i garës më 1960 si dhe 1984, kur fitoi me ekipin e udhëhequr nga kapiteni i atëhershëm Michael Platini, presidenti aktual i UEFA-s.

Trekolorët, nikoqirë dhe fitues të Kampionatit botëror 1998, mposhtën Turqinë për një votë të vetme, pasi Italia ishte eliminuar në raundin e parë të votimeve.

Euro 2016 do të përfshijë 24 shtete, 51 ndeshje brenda një muaji. “Kjo është një ditë e bukur për ne”, tha Jean-Pierre Escalettes, president i Federatës së Futbollit të Francës.

“Është ndjenjë e emocionit të fuqishëm kur e dimë se në vitin 2016 Franca do të mirëpresë futbollin evropian dhe do të realizojë premtimet e dhëna”, shtoi ai.

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dhe ish ylli i Trekolorëve, Zinedine Zidane, përkrahën kandidaturën e Francës gjatë prezantimit para ekzekutivit të UEFA-s në Gjenevë të premten.

Qeveria franceze është zotuar të ndihmojë në sigurimin e 1.7 miliardë eurove për ndërtimin dhe renovimin e stadiumeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›