Euro Konti-Al, prezantohen në panair
Panair Ndërkombëtari i biznesit Klik Ekspo Group ka mundësuar takime e forume mes biznesit, Dhomave të Tregtisë të rajoneve të ndryshme dhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore shqiptare. Kompania shqiptaro-maqedonase, “Euro Konti-AL” prezente në tregun shqiptar që prej dy vjetësh me materiale ndërtimi ka pasur interes të veçantë dhe nga vendet fqinj. Kjo kompani ka ekskluzivitetin e Hekur ndërtim të kompanisë “SIDENOR”-Grup ekskluzivitetin e kompanisë së hidroizolimeve B.I.M. nga Maqedonia me një përvojë mbi 50-vjecare. Gjthashtu, zotërojnë ekskluzivitetin e kompanisë “ALEVADO”, e cila prodhon gozhda, tel bari, tel xingado, kabllo elektrikë. Euro Konti-Al ka sjellë në vendin tonë edhe materialet e kompanisë “DIGIPS” nga Dibra e Maqedonisë - industria e gipsit më e re në treg. Kjo kompani ofron Suva dhe Patinim, Glet, Fugenfiler, Ngjitës pllaka-gipsi.