E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita kundër HIV, aktivitete nga “Nesmark”

 

 “Mënyra me e mirë për t’u mbrojtur nga virusi HIV është të përdorni prezervativët”. Ky është apeli që kompania “Nesmark” bën sot në ditën ndërkombëtare kundër sëmundjes së shekullit.  “Nesmark luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në luftën kundër HIV/AIDS në Shqipëri nëpërmjet ofrimit të prezervativëve FOR YOU, FOR YOU MORE dhe ADORE. Gjithashtu, edhe organizimit të një sërë trainimesh me grupet më në rrezik të popullsisë. Puna e NESMARK shtrihet në të gjithë Shqipërinë”, thuhet në deklaratën për mediat të kësaj kompanie. NESMARK zhvillon aktivitetin në Shqipëri që nga viti 1997, në bazë të një marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe Kreditanstalt für Wiederaufbau, KfW, Frankfurt, Gjermani. Qëllimi është të gjenden zgjidhje të vlefshme dhe efeciente për probleme sociale, të cilat nënkuptojnë kryesisht një ndryshim sjelljeje dhe mentaliteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›