Daniel Frid: Ka ende kërcënime për Kosovën
Ende ekzistojnë kërcënime për stabilitetin e Kosovës, por ne jemi në rrugë të drejtë dhe po përparojmë çdo ditë", është shprehur nënsekretari amerikan, Daniel Frid."NAT0 do të vazhdojë misionin e vet në Kosovë, sepse kjo është çështje kyçe, jo vetëm për Aleancën, por edhe për Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian", ka deklaruar nënsekretari amerikan i Shtetit për Evropën Daniel Frid. Ai në diskutimin para këshillit për çështje evropiane në Dhomën e Përfaqësuesve ka theksuar se KF0R-i është i vendosur që të vazhdojë aktivitetet e tij në Kosovë. "Liderët e NAT0-s në Samitin e Bukureshtit konfirmuan përkushtimin në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë për t'i kontribuar lirisë dhe mbrojtjes së minoriteteve dhe objekteve fetare. NAT0 do të vazhdojë të luajë një rol kyç në vendosjen e forcave të reja multietnike të sigurisë, si dhe të agjencisë qeveritare civile e cila do t'i mbikëqyrë. "Duhet theksuar se pa shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka pasur dhunë, së cilës të gjithë i janë frikësuar, nuk ka pasur refugjatë, persona të zhvendosur dhe shkatërrim të trashëgimisë kulturore.