Miratohet kredia për Rrëshen Kalimash
Deputetët e PS dhe ministri Bode kanë patur mendime të ndryshme rreth këtij financimi. Sipas deputetëve socialistë, Shqipëria e ka të pamundur të përballojë këtë ritëm huash për rrugën, kurse ministri Bode u shpreh që huaja e re është jo vetëm e përballueshme, por Shqipëria duhet të konsiderohet me fat që mund ta përfitojë atë.
Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Alpha Bank, AE National Bank of Greece, për 230 milionë euro kredi u miratua javën e kaluar në Komisionin Parlamentar.
Ministri Bode në seancën e sotme tha se kredia është e para që Shqipëria merr në tregun e lirë dhe se ajo nuk do ta rëndojë borxhin e Shqipërisë.
Kurse deputeti Arben Malaj e cilësoi këtë kredi si të gabuar duke theksuar se qeveria ka dështuar në realizimin e buxhetit në tre muajt e parë të vitit.
Deputeti Andis Harasani e quajti kredinë 230 milionë euro si jotransparente dhe vetëvrasje për ekonominë shqiptare.
Kurse deputeti Erjon Brace, tha se qeveria po shtohet listës së klientëvetë këqinj të bankave.