E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro humb pikë në tregjet ndërkombëtare

Tregjet e aksioneve kudo në Evropë pësuan sot rënie për të dytën ditë radhazi pas uljes së vlerësimit të kreditit që dha dje agjencia Standard and Poor për qeveritë e Greqisë dhe të Portugalisë. Agjencitë botërore ulin në shkallë minimale vlerësimin për bonot qeveritare

afatgjata greke për shkak të sfidave politike, ekonomike dhe buxhetore me të cilat përballet Athina. Agjencia uli gjithashtu vlerësimin për borxhin e Portugalisë. Vlerësimet e ulëta për Greqinë dhe Portugalinë nënkuptojnë se huadhënësit do të aplikojnë norma më të larta interesi për këto dy vende, duke ngritur kështu koston e huamarrjes në një kohë kur ato përballen me vështirësi financiare.

Last Updated on E Premte, 30 Prill 2010 20:38

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›