Rinia e Shëngjinit, aksion për pastrimin e plazhit
Aksioni i nisur që prej 22 prillit, ditës ndërkombëtare të tokës ka vijuar edhe ditën e sotme, ndërsa i janë bashkuar dhe nxënës të shkollave të mesme. Ndërkohë sipas nënkryetarit të komunës Shëngjin, Gjovalin Maklaj pastrimi i plazhit është vonuar për shkak të kushteve jo të mira klimaterike. Ai bëri të ditur gjithashtu se javën e parë të majit do të nisë puna për rehabilitimin e plotë të këtij bregdeti në prag të sezonit turistik. Por këto aksione nuk kanë qenë të përqendruara vetëm në bregdetin e Shëngjinit, në prag të sezonit turistik kanë qenë të shumta aksionet edhe në bregdetin e Durrësit e të Vlorës. Por me gjithë këto lëvizje të fundit të cilat në të shumtën e rasteve janë ndërrmarë edhe nga vetë Ministria e Kulturës dhe e Turizmit sërish papastërtia në plazhet tona e gjendja e mjeruar në infrastrukturë kanë qenë një nga problemet thelbësore të trajtuara edhe nga organizata të huaja.
Last Updated on E Premte, 30 Prill 2010 21:00