Euro kap shifra rekord, monedha europiane fiton 2 pikë kundrejt Lekut
Euro vijon të forcoj më tej kuotat kundrejt lekut shqiptar. Brenda një javë monedha europiane ka fitur rreth dy pikë më shumë kundrejt monedhës vendase lekut.
Në kursin e këmbimit valutor një është ka arritur të shkëmbehet me rreth 142 lekë nga 140 që ka qenë më parë. Kjo vlerë e euros konsiderohet si më e larta pas disa muajve ku euro është shkëmbyer me 138 lekë.Një vlerë e tillë e monedhës europiane kundrejt monedhës sonë vlerësohet si problematike për ekonominë shqiptare.
Ndërkohë që forcimi i euros muajt e parë të këtij viti shpjegohet edhe me faktin e kërkesës së lartë për monedhën europiane ndërkohë që është me pakicë në treg. Luhatjet e kursit të këmbimit të lekut ndaj euros duket se po kthehen në një problem shqetësues për biznesin në vend, sidomos për atë importues nga vendet e Bashkimit Europian, që zënë rreth 60% të totalit të importeve, apo dhe të gjithë kredimarrësit në euro të cilët duhet të paguajnë më shumë.
Dobësimi i lekut ka aspekte negative për ekonominë tonë duke marë parasysh faktin që ne jemi një vend kryesisht importues dhe kjo jep efekt të menjëhershëm në xhepat e qytetarëve të thjeshtë.
Efekte negative një euro e fortë ka edhe për qeverinë e cila detyrohet që të paguajë më shtrenjë për borxhet që ka marrë.Ndërkohë që ekspertët shpjegojnë se do të vazhdojë që euro të qëndroj në pozita të forta kundrejt lekut shqiptar.