Euro në krizë

Vendet e eurozonës kanë të njëjtën monedhë, por nuk kanë asnjë lloj kontrolli ndaj buxheteve apo shpenzimeve të secilit vend. Por, jo të gjithë janë kaq pesimistë sa i përket të ardhmes së euros dhe të BE-së
Nga Sonia Pace*
Valuta euro, e cila përdoret në Europë që prej
10 vjetësh, është në krizë të rëndë. Disa vende anëtare të eurozonës përballen
me borxhe masive, ndërkohë që vende të tjera anëtare janë detyruar të
garantojnë ndihma financiare për ta parandaluar dështimin e monedhës si dhe për
ti dhënë fuqi vlerës së saj. Gjiganti i ekonomisë europiane, Gjermania, ka
dhënë pjesën më të madhe të huave, por gjermanët nuk janë të kënaqur që janë
detyruar të ndihmojnë ato vende, të cilat i konsiderojnë si shpenzuese të
mëdha, si për shembull Greqia. Disa analistë dyshojnë në qëndrueshmërinë
afatgjatë të euros.
Re të dendura stuhie kanë mbuluar Europën dhe as vendet me ekonomitë më të
fuqishme nuk përjashtohen nga ky rrezik.
Gjermania ka paraqitur një plan me masat më shtrënguese ekonomike që prej
Luftës së Dytë Botërore, me synimin për të ulur borxhin publik në nivelet e
caktuara nga BE-ja, duke shpresuar që edhe vende të tjera të bëjnë të njëjtën
gjë, e si rrjedhojë të rivendoset qëndrueshmëria e euros. Artur Fisher, drejtor
i Bursës së Berlinit, thotë se hapat e Gjermanisë kanë qetësuar tregjet.
"Investitorët e shitjeve me pakicë e kuptojnë se janë marrë masa shumë
serioze. Investitorët profesionalë e kuptojnë mirë se ajo që po ndodh tani
është e rëndësishme dhe se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.
Vështirësitë financiare të Qeverisë greke, që e çuan atë gati në prag të
dështimit për të paguar borxhet, shkaktuan krizën e madhe. Gjermania pranoi të
kontribuonte në paketën që iu ofrua Greqisë për të mbuluar borxhin e madh ekonomik,
por në shkëmbim Greqisë iu kërkua të zbatonte masa të rrepta ekonomike, që
nxitën protesta nëpër rrugë.
Paketa nuk u prit mirë as nga gjermanët, të cilët u ndjenë sikur po ndihmonin
një vend i cili ishte treguar i pakujdesshëm dhe thjesht kishte shpenzuar shumë
më tepër nga çmund të përballonte.
Sipas Fisher, kjo nuk e vërtetë: "Le të themi se Greqia lejohet të
falimentojë. Vendet nga të cilët Greqia ka marrë hua do të pësojnë humbje. Kush
i ka dhënë këto kredi? Shumë prej tyre janë dhënë nga bankat gjermane.
Që atëherë, ekonomitë e fuqishme të Europës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë
veçuar një plan emergjent për huadhënie, me vlerë prej një miliardë dollarësh,
për të ndihmuar ekonomitë e tjera europiane që mund të përballen me vështirësi.
Kjo e shqetëson Michael Sturmer, historian dhe korrespondent i çështjeve
politike për gazetën gjermane Die Welt. Ai është i shqetësuar për
qëndrueshmërinë afatgjatë të euros.
"Disa nga partnerët më të fuqishëm, të kryesuar nga Gjermania, mund të
thonë se janë ngopur me këtë situatë dhe duhet të përpiqen të shpëtojnë veten
para se ti ndihmojnë të tjerët. Ato mund të kërkojnë të anulojnë anëtarësimin,
të shkëputen dhe të krijojnë një lloj blloku më të fuqishëm europiano-verior.
Sigurisht pjesa jugore e eurozonës do të shkatërrohej ekonomikisht.
Shumë analistë vënë në dukje të metat strukturore të euros, duke theksuar se
vendet e eurozonës kanë të njëjtën monedhë, por nuk kanë asnjë lloj kontrolli
ndaj buxheteve apo shpenzimeve të secilit vend.
Por jo të gjithë janë kaq pesimistë, sa i përket të ardhmes së euros dhe të BE-së.
"Ajo që po kalojmë tani ishte parashikuar prej kohësh, kur u krijua euroja
dhe eurozona, sepse kemi të bëjmë me ekonomi të ndryshme. Realiteti i botës së
sotme është se pak vende janë shumë të forta dhe të tjerat janë të dobëta
ekonomikisht. Prandaj ne përpiqemi ti ndihmojmë ato, por ndoshta në të ardhmen
mund të ndodhë e kundërta, shtoi Sturmer.
Euroja përballet me vështirësi dhe përderisa disa parashikojnë dështimin e saj,
të tjerët besojnë se monedha e përbashkët dhe lidhjet politike të Europës kanë
sjellë përfitime për shumë popuj, prandaj ajo nuk duhet të rrezikohet.
(*) VOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")