Euro nuk “trembet”

Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 22:30
Gushti ka qenë muaj i qetë për monedhën e përbashkët europiane në tregun vendas.
Kursi i këmbimit të euros ndaj lekut ka qenë gati i paprekur nga efektet sezonale, sic është kthimi i emigrantëve apo largimi i shqiptarëvr për pushime jashtë vendit.
Vlerat e kësaj verë për euron janë gati 5 pikë më lartë krahasuar me dy vitet e fundit. Ekspertët thonë se ndikim ka patur rënia e remitancave dhe liberalizimi i vizave, elementë këto që kanë rritur kërkesën për monedhën europiane. /tch/