Vitin e ardhshëm rritje të çmimit të energjisë
21/09/2009 Miratohen nga ERE
Viti i ardhshëm do të nisë me rritje të re të çmimit të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët në vend. ERE do të rishikojë dhe miratojë tarifat për vitin 2010 sipas aplikimit për rishikimin e tarifave jo më vonë se 15 dhjetor 2009. Për herë të parë këtë vit do të aplikojnë për çmim të ri të gjitha subjektet e licencuara, ku përfshihen kompania e prodhimit, ajo e shpërndarjes si dhe kompania e transmetimit të energjisë. Por, pavarësisht kësaj, kjo procedurë e re nuk do të ndikojë në kostot e energjisë që do të paguajë konsumatori të paktën për këtë vit. OSSH-ja do të aplikojë deri më 30 shtator, pranë ERE-s, për të rritur çmimin e energjisë elektrike për periudhën nga 1 janari - 31 dhjetor 2010. Krerë të Entit Rregullator të Energjisë shprehen se kompanitë kanë afat deri më 30 shtator për të sjellë kërkesën për aplikim. Kjo kërkesë do të bëhet transparente dhe pas një analize tremujore do të merret vendimi se sa do të rritet energjia. Në dhjetor, ndërkaq do të publikohen tarifat e reja. Por, pavarësisht faktit se këtë vit do të aplikojnë tri kompani për çmimin, sipas drejtuesve të ERE-s kjo procedurë e re nuk do të ndikojë në kostot e energjisë që do të paguajë konsumatori. Ajo çfarë ndikon në çmim janë kostot e prodhimit, humbjet teknike apo vjedhjet.