E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kafazi i Artë” apo “Xhungël mesjetare”

Niveli i një shoqërie matet nga niveli i individëve që e përbëjnë atë dhe nga mënyra se si këta individë prezantohen. Është normale që në çdo komunitet të ketë nivele të ndryshme shoqërore, por interesat ekonomike të një grupi të caktuar, nuk duhet në asnjë mënyrë që të kanalizojnë një shoqëri të tërë në debatet që zhvillojnë disa persona, niveli kulturor dhe etik i të cilëve të lë shumë për të dëshiruar.

Prej ditësh kisha dëgjuar të flitej për “Kafazin e Artë”, të cilin nuk e kisha ndjekur ndonjëherë. Një rastësi më bëri të dëgjoja fyerje nga ato që as nëpër ambiente shumë të ngushta nuk mund të fliten dhe përmenden.

Ndiqni debatin që po zhvillohej dhe mendoni kanalizimin e vëmendjes së shoqërisë shqiptare. Njëri nga kafazierët kishte sharrë tjetrin duke e quajtur “Homoseksual”. Përgjigjja e tjetrit ishte “Më sill të fejuarën tënde të ta vërtetoj që nuk jam i tillë.”. “Jo- i thotë tjetri, -Më sill ti motrat e tua, se unë jam gati të të tregoj fare mirë se kush jam.”. Djali tjetër, që duket se u prek, ju përgjigj se kishte dy motra të matruara dhe se ato kishin burrat e tyre. Etj, etj, etj.... Dhe të gjitha këta ndodhin në transmetim të drejtpërdrejtë. Më duke se nuk ia vlen më për të vazhduar me këto debate banale, pasi nuk dua që t’ia përshtas as shkrimit tim, as edukatës së lexuesit.

Ajo që vijoi më tej, arriti deri në kërcënime nga më të ndryshmet midis të rinjve saqë thonin se dera e kafazit do të ishte fund për të dy. Njëri nga Puka e tjetri nga Tirana. Një duel që të kujtonte trimëritë e njerëzve mesjetar dhe kanunin e Lekë Dukagjinit.

Për të mos vijuar më tej, dua të analizoj pak mënyrën se si programe të tilla organizohen, qëllimi i tyre dhe ndikimi në shoqëri. Fatkeqësisht, shoqëria aktualisht orientohet nga mesazhe të dobëta dhe të pakontrolluara. Media, ka filluar të humbas misionin e saj informues dhe ka degjeneruar në skena të shëmtuara që nuk i japin gjë tjetër përveç të ardhurave ekonomike të pronarëve të tyre.

Kur dikujt i shfaq një projekt, së bashku me të duhet të paraqesësh edhe qëllimin që ke. Por që qëllimi i programeve të tilla, fatkeqësisht kurrë nuk bëhët temë diskutimi e klasës intelektuale. Madje, para një viti pata vënë re se në grupin e tutorëve të personazheve në kafaz, kishte edhe figuara të njohura të politikës, artit dhe kulturës. Erion Braçe, Mimoza Ahmetaj e shumë të tjerë ishin pjesë e kësaj loje të turpshme. Këtë vit nuk e kam ndjekur ndonjëherë mënyrën se si funksionon dhe se kush mbron këta personazhe në ditën e largimit. Qëllimi i këtyre programeve pra kuptohet që është interesi ekonomik i pronarëve të mediave, të cilët pa asnjë lloj mëshire ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shkatërrimin e vlerave kulturore të një komuniteti.

Shoqëri të tilla si ajo shqiptare, ku kryesisht pjesa më e madhe e grave nuk punon por qëndron në shtëpi dhe merret me edukimin e fëmijëve, ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga programe të këtij loji. Janë këta programe dhe telenovelat e huaja që dashje pa dashje sjellin një lloj asimilimi të kulturës vendase, edhe pse individi qëndron në shtëpinë e tij. Gratë, të cilat luajnë rolin kryesor në edukimin e brazave të cilët më pas do të përbëjnë të ardhmen e vendit, fokusohen nëpër këta programe dhe ia përshtasin mënyrën e tyre të jetesës personazheve në fjalë. Këtu fillon edhe rënia e vlerave të një shoqërie. Sot, kudo që shkosh, shumica e grave flasin për debatet që zhvillohen në “kafaz”, gjë kjo që tregon fare mirë edhe ndikimin e tyre.

Përsa u përket organizatorëve të këtyre lloj programesh, ata zgjedhin personazhe me anë të të cilëve synojnë debate dhe sherre brenda shtëpisë ku ata do të qëndrojnë përr rreth dy muaj. Këta debate do të ngjallin kurreshtje tek shikuesi dhe ndjekja e programit do të jetë më e madhe. Një numër më i madh teleshikuesish, do të thotë një reklam më e shtrenjtë.

Vetëm për ato 15 minuta që ndoqa programin, kuptova se personazhet aty ishin zgjedhur në atë mënyrë që që në fillim të krijohen grupime të caktuara midis tyre. Mënyra se si aty trajtoheshin temat, ishte e një niveli që të linte shumë për të dëshiruar. Zhvillime të tilla duhet të jenë në qendër të sociologëve shqiptarë, në mënyrë që të mos lejojnë degjenerim të mëtejshëm të shoqërisë tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›