E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro ruan stabilitetin, shkon në kuotat e javës së shkuar

Monedha e eurozonës vazhdon të jetë e qëndrueshme edhe gjatë ditëve të para të kësaj jave. Sot në tregun e këmbimeve valutore një euro blihej me 134,2 lekë dhe shitej me 134,7 lekë, shifra këto të ngjashme me ato të një jave më parë. 

TIRANË- Monedha e eurozonës vazhdon të ruajë stabilitetin në tregun tonë të këmbimit kundrejt monedhës kombëtare lekut. Kështu gjatë kësaj jave, euro ka qëndruar në të njëjtat kuota të një jave më parë. Sot në tregun e këmbimeve valutore një euro blihej me 134,2 lekë dhe shitej me 134,7 lekë, ndërkohë që një javë më parë blihej me 134,2 lekë dhe shitej me 134,8 lekë.

Gjatë javëve të funit euro ka humbur 3,5-4 pikë kundrejt lekut, pas forcimit që pati para dy javësh, duke arritur kuotën më të lartë të vitit në këmbimet valutore, duke u blerë mesatarisht me 138-139 lekë dhe shitur me 139-139,5 lekë. (e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›