E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Ushtria amerikane po kthen faqe

SHBA – “Ushtria amerikane po kthen faqen pas një dekade luftë”. Ka qënë kjo deklarata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i cili pranoi se ushtria amerikane po përballet me një moment tranzicioni.

Duke folur në një konferencë për mediat shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se ushtria amerikane do të pakësohet dhe do të ndryshojë fokusin drejt rajonit të Azisë së Paqësorit, megjithëse do të vazhdojë të ruajë superioritetin e saj.

Në një paraqitje të rrallë në Pentagon, bashkë me sekretarin amerikan Leon Panetta, Obama paraqiti një rishikim të strategjisë së mbrojtjes që parashikon shkurtimin e mijëra trupave.

Presidenti amerikan tha se SHBA-të kanë nevojë që të rinovojnë fuqinë e tyre ekonomike, ndërsa Pentagoni përballet me shkurtime prej 450 miliardë dollarësh gjatë dekadës së ardhshme.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›