E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trezege te River Plejti: Arabia s’ishte për mua

ARGJENTINE- David Trezege është prezantuar zyrtarisht si futbollist i River Plejtit në Argjentinë. Sulmuesi francez u rikthye në vendin prej nga ka prejardhjen, pas një aventure me klubin e Dubait Banijas dhe shumë tratativash të zhvilluara me ekipe evropiane.

Trezege u shpreh i emocionuar nga aventura e re, ndonëse do të luajë në kategorinë e dytë argjentinase. “Të luaja në Arabi nuk ishte zgjedhja më e mirë për mua, pasi këtu futbolli jetohet me një pasion të veçantë”, tha Trezege përpara gazetarëve.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›