E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: Nuk jemi mësuar të qëndrojmë gjatë në krye

ANGLI- Mançester Siti do të përballet të dielën me Mançester Junajtid në FA Cup, në një derbi mes dy skuadrave më të forta të Anglisë për momentin. Trajneri Roberto Mançini ka pranuar përpara kësaj sfide se skuadra e tij është ende më e dobët se “Djajtë e Kuq” përsa i përket mentalitetit.

“Nuk jemi si Junajtid, pasi nuk jemi mësuar të qëndrojmë në krye për një kohë të gjatë”, deklaroi tekniku italian. Ai foli edhe për raportet me Tevez, për të cilin tha se është përpjekur ta ndihmojë përherë, por argjentinasi është një lojtar që mendon gjithnjë me kokën e tij.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›