Meta: LSI e angazhuar për integrimin, prioritet në 2012-ën, statusi
TIRANE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta theksoi angazhimin e partisë së tij për përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Në një konferencë për shtyp pasditen e sotme, Meta u shpreh i bindur se vitit 2012 do të jetë i jashtëzakonshëm për shqiptarët, duke nënvizuar se prioritet mbetet marrja e statusit kandidat për në BE.
“Kryefjala e angazhimit tonë këtë vit do të jetë progresi i metejshëm drejt Bashkimit Europian. Ky do jetë një vit i jashtëzakonshëm për shqiptarët.”- u shpreh Meta.
Ndër të tjera, kreu i LSI-së bëri të ditur se gjatë këtij viti do të zhvillohen zgjedhje të brendshme të partisë, duke theksuar se do të rikandidojë sërish për postin e kryetarit.
“Nuk ka se si të mos jem kandidat për kryetar i LSI-së përderisa në zgjedhjet e kaluara arritëm një rezultat spektakolar.”- vijoi më tej Meta.
I pyetur për mundësinë e rikthimit në qeveri, pas mbylljes së procesit gjyqësor ndaj tij, Meta u shpreh “nuk jam i gatshëm të merrem me çështje ordinere që i takojnë vitit të kaluar, por me çështje që i takojnë së ardhmes.”
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Meta: LSI e angazhuar për integrimin, prioritet në 2012-ën, statusi