Ndahet nga jeta Xhevat Hana, prokurori i çështjes “Remzi Hoxha”
TIRANE - Prokurori i njohur Xhevat Hana, i cili kishte në dorë çështjen e rrëmbimit të biznesmenit kosovar Remzi Hoxha, humbi jetën në një spital të Italisë.
Prokurori i krimeve të rënda u nda nga jeta në moshën 58- vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ai qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, por familjarët u detyruan ta transportonin në Itali për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltar i presidentit Alfred Moisiu. Ai ka shërbyer për një periudhë të caktuar edhe si pjesë e strukturës në zyrën e Avokatit të Popullit.
Hana ishte prokuror i çështjes së zhdukjes së biznesmenit kosovar Remzi Hoxha në vjeshtën e vitit 1995 nga shërbimi sekret shqiptar. Ai ishte një ndër zyrtarët e paktë të drejtësisë shqiptare që i ka qëndruar deri në fund kësaj çështje dhe ka kërkuar ekstradimin e Ilir Kumbaros në Shqipëri.
(er.nu/BalkanWeb)