Euro vijon forcimin kundrejt lekut

Monedha europiane Euro, e cila gjatë javës së kaluar paraqitej e qëndrueshme në këmbimet valutore ndaj lekut, ka vazhduar të forcohet gjatë ditëve të fundit.Sipas vëzhgimeve të kryera, gjatë dy javëve të fundit në tregun valutor euro fitoi vetëm 1 pikë në këmbimet ndaj monedhës shqiptare, por në ditët e fundit ajo ka nisur të forcohet, duke kapur sot vlerën maksimale të këtij viti, pasi blihet 127,5 lekë dhe shitet me 128 lekë.Para dy javësh, 1 euro blihej me 124,7 lekë dhe shitej me 125,2 lekë, ndërsa sot euro ka vazhduar të fitojë terren ndaj lekut. Në agjencitë e këmbimit valutor, më 5 janar një euro u ble me 123,3 lekë dhe u shit me 123,8, ndërsa më pas euro nisi të rrugën e rritjes, duke arritur sot në kuotën më të lartë të këmbimit.
...