E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria asnjë plan për krizën ekonomike

Autori i Lajmit: Red.
Deklarata e përfaqësuesit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, Geruin Bell për një parashikim të rritjes ekonomike me të ulët se 3.5% në vendin tonë tregon qartë për keqqeverisjen e kryeministrit Berisha. Ky pohim është bërë dje nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i cili theksoi se Qeveria nuk ka asnjë paketë për të përballuar krizën ekonimike që tashmë ka prekur vendin. Meta theksoi se rreziku i stabilitetit të vendit është rezultat i punës së keqe të qeverisë në pushtet, e cila në vend që të zgjidhte problemet ekonomike i ka rënduar akoma më tepër. “Vazhdimi i keqqeverisjes së zotit Berisha, jo vetëm nuk i zgjidhi, por i rëndoi problemet ekonomike dhe sociale të qytetarëve shqiptarë gjatë këtyre viteve, por njëkohësisht nuk ka asnjë program për të përballuar krizën, e cila ka trokitur dhe që kërcënon ekonominë e vendit dhe ekonominë e çdo familjeje shqiptare”- tha ai.

Ky lajm është publikuar: 11/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›