PS: “Problemet e diplomacisë nuk zgjidhen me arnime”
Autori i Lajmit: Red.
Problemet e diplomacisë shqiptare nuk mund të zgjidhet me arnime të momentit të fundit. Kështu i konsideroi sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, Arta Dade, propozimet e Qeverisë për tre ambasadorë, përkatësisht në Gjermani, Serbi e Portugali. Duke shpjeguar mungesën e socialistëve në Komisionin e Jashtëm, ku u diskutuan emrat e propozuar nga Berisha, ajo tha se “ne kemi kërkuar mirëkuptimin e mazhorancës dhe pikërisht të kryetarit të Komisionit të Jashtëm, Preç Zogaj, që të mos e zhvillonte seancën dëgjimore lidhur me emërimin e ambasadorëve, edhe për arsyen e thjeshtë se ka vetëm 3 muaj deri në momentin që do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe Kryeministri aktual nuk mund të emërojë ambasadorë, të cilët presupozohet se do të përfaqësojnë shtetin”. Dade theksoi se diplomacia shqiptare sot përballet me probleme vërtet serioze, por nuk ka pse të bëhen arnime, duke sjellë kandidatura në emergjencë për ambasadorë në ato vende ku ka më se 10 muaj që kanë mbetur të pambuluar me ambasador. “Ne kemi kundërshtitë tona lidhur me lëvizjet e pajustifikuara në nivel ambasadorësh, duke konsideruar se këto nuk mund të bëhen pa një skemë totale dhe një zgjidhje përfundimtare të funksionimit dhe zbatimit të ligjit për Shërbimin e Jashtëm”, - tha Dade. Për këtë, tha ajo, opozita dhe përfaqësuesit e PS-së në Komisionin e Jashtëm, kanë kërkuar praninë e ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, jo vetëm për problemin e emërimit të ambasadorëve, duke patur shkelje ligjore tashmë të bëra publike edhe në raste të tjera emërimesh ambasadorësh, por edhe për një sërë dukurish në shërbimin tonë diplomatik, siç janë rastet e korrupsionit në përfaqësitë tona diplomatike, apo në zyrat konsullore. Dade pohoi më tej se qëndrimi i PS-së është parimor dhe nuk ka të bëjë me tre emrat konkretë të diskutuar dje në Komisionin e Jashtëm, ndërsa shtoi se shqetësimet e tyre do t ia përcjellin dhe Presidentit që do të bëjë dekretimin e tyre. Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS pohoi më tej se i takon Kryeministrit të ri që do të marrë mandatin për 4-vjeçarin e ardhshëm, që të rikonsiderojë këto emërime në emergjencë. Lidhur me zëvendësimin e emrit të Mal Berishës me atë të Valter Ibrahimit për ambasador në Gjermani, Dade tha se përpara se sa të dekretohet në një detyrë tjetër një ambasador, duhet që të marrë lirimin nga detyra dhe sigurisht, Komisioni duhet të informohet pse lirohet nga detyra dhe do të marrë një detyrë tjetër.
Ky lajm është publikuar: 11/02/2009