Ndërtuesit: “Projektligji nuk zgjidh problemin e lejeve”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Ne duam të respektohet afati dhe jemi dakord me ndryshimet e bëra, por për ne rëndësi ka produkti final, pra marrja e lejeve të ndërtimit dhe këtu ngërçi është tek KRRT, e cila nuk mblidhet”,- tha Luigj Aleksi
Ndryshimet e bëra në ligjin e Urbanistikës nuk zgjidhin problemin e lejeve të ndërtimit. Ky konkluzion është nxjerrë dje nga Shoqata e Ndërtuesve, e cila ishte e pranishme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit ku po diskutohej projektligji i ri. Ndërtuesit u shprehën pro shkurtimit të afateve për dhënien e lejes së ndërtimit, por, sipas tyre, përsëri ky problem nuk zgjidhet përfundimisht, sepse ngec tek Këshilli i Rregullimit të Territorit, i cili jep përfundimisht lejen. Dhe vetë përfaqësuesit e Qeverisë ishin dakord me këtë vërejtje të ndërtuesve. Marin Biçoku pohoi se ky shqetësim është më se real, sepse KRRT shpesh nuk respekton afatin. Ai sqaroi se në ligj saktësohet që KRRT të mblidhet një herë në muaj, por shpesh kjo gjë nuk ndodh dhe ka zvarritje. Madje, sipas tij, mund të shtoheshin disa nene procedurale për të sqaruar më mirë momentin e thirrjes së mbledhjes së KRRT-së dhe zhvillimin e saj duke nxitur në një farë mënyrë edhe marrjen e vendimit. Edhe pse në këtë pikë ai shtoi se pushteti lokal është pushtet më vete dhe te vendimi i kreut të KRRT-së nuk mund të ndërhyhet. Një tjetër pikë e kontestuar nga ndërtuesit ishte afati për dorëzimin e projektit përfundimtar pas marrjes së lejes së ndërtimit.
Diskutimet
Nga diskutimet e djeshme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese është pranuar se projektligji i urbanistikës që parashikon pranimin e heshtur në rast të mosrespektimit nga bashkitë dhe komunat nuk zgjidh ngërçin e lejeve të ndërtimit. Përfaqësuesit e qeverisë deklaruan se afati ligjor prej 45 ditësh funksionon vetëm për zyrën teknike pranë pushtetit vendor dhe jo për Këshillat e Rregullimit të Territorit. E thënë ndryshe, në rast se zyra teknike nuk kalon brenda këtij afati dosjen për miratim, atëherë ajo quhet e mirëqenë dhe kalon në KRRT. Por projektligji nuk parashikon asnjë detyrim për miratimin e lejeve të ndërtimit nga Këshillat e Rregullimit të Territorit. “Ne duam të respektohet afati dhe jemi dakord me ndryshimet e bëra, por për ne rëndësi ka produkti final, pra marrja e lejeve të ndërtimit dhe këtu ngërçi është tek KRRT, e cila nuk mblidhet”, - tha Luigj Aleksi, njëri prej përfaqësuesve të Shoqatës së Ndërtimit. Sipas tij, ligji heq afatet procedurale ose i shkurton ato, por jo afatet vendimmarrëse, çka pengon realisht dhe marrjen e lejes së ndërtimit. Lidhur me këtë shqetësim, këshilltari i Kryeministrit për çëshjet të infrastrukturës, Flamur Kuçi, sqaroi se me ndryshimet e bëra, qeveria synon që të nxitë komunat dhe bashkitë që të mos i lënë dosjet të flenë , pra të mos ketë pengesa administrative. “Problematika dhe realiteti na thotë se ka projekte me nga dy-tre vjet që presin për miratim. Për të evituar këtë situatë, bëmë këtë ndryshim që brenda 45 ditëve detyrojmë bashkitë ose komunat që të marrin kërkesën për miratim. Ne fusim gjithashtu konceptin e miratimit të heshtur, çka do të thotë se, nëse brenda 45 ditëve nuk përgjigjet, do të thotë se është miratuar”, - tha ai. Kuçi shtoi se po mundohen të nxisin dhe KRRT-në që të mblidhet një herë në muaj, prandaj kjo gjë është parashikuar dhe në ligj. Kjo gjë u theksua dhe nga përfaqësusi i KRRTRSH-së, Marin Biçoku. “Është real shqetësimi i ndërtuesve, sepse KRRT nuk respekton afatin ligjor. Por ne nuk mund të ndërhyjmë në vendimmarrjen e kryetarit të KRRT-së, sepse bashkia apo komuna është pushtet më vete”, - tha ai. Ndërsa drejtoresha e Bashkisë së Tiranës, Majlinda Dhuka, saktësoi se parimi i heshtur është koncept administrativ dhe jo vendimmarrës, pra vlen vetëm për bashkitë e komunat dhe jo për KRRT-në. Ndërtuesit kërkuan gjithashtu që të zgjatej afati për dorëzimin e projektit përfundimtar nga ana e tyre pas marrjes së lejes së ndërtimit. Në draftin e paraqitur ky afat ishte 30 ditë. Me konsensusin e palëve u ra dakord që afati të jetë 60 ditë. Po me konsensus kanë kaluar katër nenet e para të ligjit, ndërsa pritet që sot të votohen nenet e tjera dhe ligji në tërësi. Përfaqësuesit e qeverisë kanë deklaruar se projektligji i urbanistikës parashikon vetëm një rregullim të përkohshëm të problemit të lejeve të ndërtimit, pasi sipas tyre, së shpejti, do të kalojë për miratim projektligji për planifikimin e territorit, në të cilin do të përcaktohen sanksione në rast të mosmbledhjes së KRT-ve sipas afateve ligjore.
Ky lajm është publikuar: 11/02/2009