EuroDeputeti Magdi Cristiano Allam: Mbështesim Shqipërinë për liberalizimin e vizave
Në seline e Parlamentit Europian ne Rome, eurodeputeti Italian Magdi Cristiano Allam, priti ne nje takim te vecante me kerkesen e tij, Ministrin Fuqiplote të Ambasades se RSH-se ne Itali z.Zef Bushati. EuroDeputeti Magdi Cristiano Allam ishte mjaft i interesuar te dinte rreth zhvillimeve ekonomike ne Shqiperi si dhe kishte interes te informohej nese kriza ekonomike e kishte prekur dhe ekonomine shqiptare. Eurodeputeti Magdi Cristiano Allam ka lindur ne Kairo, Egjipt, me 22 Prill 1952 dhe eshte zgjedhur eurodeputet nga Partia Kristian Demokrate, sot ai aderon ne Partine e drejtuar nga Kryeministri Silvio Berlusconi dhe ben pjese ne Grupin e Partive Popullore Europiane, ku eshte Anëtar i Komisionit për Kulturë dhe Arsim, Anëtar i Komisionit për lirite qytetare, Drejtësisë dhe Punëve njerezore, zv/kryetar i Delegacionit për marrëdhëniet me Izraelin, zv/kryetar i Delegacionit për marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës, si dhe anëtar i Asamblese Parlamentare Mesdhetare. Me profesion ai eshte gazetar dhe detyra e tij e fundit ne gazetari ka qene ajo e zv/drejtorit te gazetes “Corriere della Sera”
Eurodeputeti foli gjate takimit edhe per mbeshtetjen qe europarlamentaret italiane po i jepnin Shqiperise ne procesin e liberalizimit te vizave si dhe te anëtaresimit ne BE. Ai siguroi se kjo mbeshtetje vjen e plote nga Grupi i Partive Popullore Europiane. Ne lidhje me greven e urise qe po zhvillohet nga PS ne Tirane si dhe qendrimet e PS shprehu pakenaqesine e tij duke gjykuar se greva po zhvillohet ne nje moment aspak te pershtatshem, kur Shqiperia ndodhet perpara ngjarjeve madhore, siç jane liberalizimi vizave dhe marrja statusit te vendit kandidat nga ana e BE-se.
Nga ana e tij diplomati Zef Bushati e siguroi se kriza ekonomike nuk e ka prekur ekonomine shqiptare dhe se Shqiperia nderton demokracine e mbeshtetur tek nje sistem plotesisht demokratik ne respektim te Kushtetutes e te sistemit ligjor. Bushati nenvizoi faktin se ne Shqiperi pervec investitoreve shqiptare te cilet investojne ne te gjitha fushat e ekonomise, ndjehet nje prani ne rritje edhe e investitoreve te huaj e veçanerisht italiane te cilet po investojne ne Shqiperi nepermjet projekteve te medha me vlere disa dhjetëra milione euro ne fushen e energjitikes, ndërtimeve, shëndetësisë, industrisë, tregtisë, etj. Eurodeputeti Magdi Cristiano Allam duke falenderuar, shprehu deshiren per te vizituar Shqiperine në një kohë sa më të shpejtë të mundshme.