E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perandoria e iluzioneve në epokën e totalitarizmit të kundërt

Në sprovën e tij “Perandoria e iluzioneve” - për fat të keq ende e papërkthyer në gjuhën shqipe - Chris Hedges ka ndezur një debat interesant në SHBA. Me “Perandorinë e iluzioneve”, C. Hedges (gazetar, fitues i çmimit Pulitzer), argumenton se kultura masive amerikane është një kulturë fluturuese alla- “Piter Pan”, që na kërkon të mbyllim sytë dhe të shohim vetëm atë që na pëlqen.
Ky regres në botën e iluzioneve – nuk ka rëndësi nëse është e mbështetur nga psikologë pozitivistë, nga kinematografia e Hollivud-it ose nga predikuesit e fetarë - nuk është gjë tjetër veçse një formë e të menduarit magjik, që e çon shoqërinë tonë të kanibalizojë vetveten, në momentin kur njerëzia është duke humbur gjurmën e civilizimit humanist, me në një lloj harrese masive.
Kultura e iluzioneve në të cilën jetojmë, na ka pushtuar me premtimet e lumturisë dhe celebritetit Vip që na jepet nga kirurgjia kozmetike, guru-të e palestrës të trupit, terapistë, disenjatorët e brendshme të banesave, mjekët dietistë, konsulentë të modës. Të gjitha së bashku, të bashkuar për na siguruar, dhe na sigurojnë, se të gjithë ne do të jemi të lumtur dhe se lumturia do të vijë nga se si ne paraqesim veten për të tjerët: me fjalë të tjera, se si ne ofrohemi si “ushqim” në sytë e publikut.
Në këtë diktaturë të iluzioneve, Hedges, nxjerr në pah marrëdhënie të ngushtë që, për shembull, gjenden mes intervalit të dhunës, mizorisë dhe degradimit të pornografisë, në një shoqëri që ka humbur kapacitetin e saj për ndjeshmëri e empathi, veç mendoni aq sa ka ndodhur në burg Iraken të Abu Ghraib. Sipas gazetarit amerikan, fotografitë e tmerrshme të të burgosurve të poshtëruar dhe degraduar janë si një pasqyrë që reflekton perversitetet aktuale të shoqërinë tonë.
Ato imazhet të personave të detyruar të masturbohem apo për të simuluar akte seksuale, flasin të njëjtën gjuhë të pornografisë, të mundjes wrestling, të emisioneve televizive reality shoow si “Big Brother” për shembull, televizionit realitet, që çdo ditë ne jemi të mësuar dhe të bombarduar prej tij. është gjuha e kontrollit absolut, e dominimin total, e poshtërimit dhe e nënshtrimit, që degradon qeniet e tjera njerëzore në instrumente, në objekte.
Në mënyrë të ngjashme, është falimentimi i ekonomisë sonë, që ndjek direkt sulmin e bërë kundër njerëzimit. Braktisja e humanizmit ka bërë që elitat e reja ekonomike (me besimin e tyre të verbër në sistemin financiar që e kanë ushqyer, pasuruar dhe forcuar) për të organizuar edukimin dhe shoqërinë përreth pyetjesh dhe të përgjigjesh të paracaktuara.
Në universitetet e ekonomisë, studentëve u mësohet vetëm zgjidhja e problemeve specifike që mund të mbajnë dhe mbështesin tregun kapitalist, por pa e lënë atë që të fitojë aftësinë e të menduarit kritik. Dhe nuk ka rëndësi se nëse e bëjnë kështu humbet cilësia më e rëndësishme për t’u rezistuar të keqes: autonomia morale e mundur vetëm përmes të reflektuarit, vetëvendosjes dhe guximin - nëse është e nevojshme jo - për të mos bashkëpunuar.
Hedges duke marrë parasysh veprën e famshme të filozofit W. Sheldom Wolin (profesor në Universitetit Princeton), “Demokracia Inc” (botuar në 2008 nga Princeton University Press, por nuk është publikuar ende në Shqipëri), thekson se si ne tani jetojmë në një sistem totalitar të kundërt (inverted totalitarianism). Nëse në totalitarizmin klasik (komunist për shembull) ekonomia ishte subjekt i politikës, në totalitarizmin e kundërt është politika që është e ndërvarur plotësisht nga ekonomia.
Me rritjen e konsumit social dhe idesë se çdo gjë është mall, duke përfshirë këtu edhe resurset e mjedisore dhe vetë qenie njerëzore, afërmendsh pastaj asgjë nuk ka më një vlerë të brendshme. Ajo që ka rëndësi është aftësia për të prodhuar para dhe nuk ka rëndësi sa shumë sesa pabarazi janë krijuar me këtë mënyrë, ose kur është shkatërruar sistemi i drejtësisë sociale që mbështet specie njerëzore: me diktatorizimin e kulturës së celebritetit të kulturës së konsumit çka prodhon vetëm mbeturina (hedhurina politike –junk politic) dhe një kulturë të hedhurine (junk culture).

Chris Hedges, i biri i një prifti presbiterian, është laureuar për Teologji në Universitetin e Harvardit. Në njëzet vite të karrierës së tij në gazetari ka qenë korrespondent i luftës për gazetën e njohur amerikane“The New York Times”, në më shumë se pesëdhjetë vende, duke fituar Pulitzer në 2002. Konsiderohet si një prej intelektualëve më të mprehtë dhe me ndikim të Amerikë, aktualisht është anëtar i Institutit Kombëtar dhe jep leksione gazetarie në Universitetin e Nju Jorkut.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›