E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurobondi, emetohet brenda dy javëve me kushtet e tregut

Eurobondi i parë shqiptar do të emetohet brenda dy javëve, por Ministria e Financave është e detyruar ti nënshtrohet kushteve që dikton tregu ndërkombëtar. Burime nga Ministria e Financave bënë të ditur dje se vijojnë tratativat me dy bankat që do të realizojnë

transaksionin, dhe pritet që procesi të mbyllet brenda dy javëve. Sipas projektit mësohet se përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat është në përputhje me përmbajtjen e dokumenteve të transaksionit të Eurobondit, ku përcaktohen që të gjitha të ardhurat nga transaksioni të jenë të çliruara nga çdo lloj takse apo tatimi. Sipas projektit, mësohet se ky përcaktim është një praktikë standarde e mirëpërcaktuar dhe e domosdoshme për transaksionet financiare të ngjashme me këtë transaksion. Ky fakt përveçse ndihmon emetimin e Eurobondit tek investitorët ndërkombëtarë, nuk sjell asnjë disanvantazh për palën shqiptare. Përjashtimi nga detyrimet fiskale vendoset nisur nga fakti se efekti i tij fiskal për ekonominë tonë është zero. Ministria e Financave ka mandatuar dy bankat që të udhëheqin Eurobondin e parë shqiptar. Bankat JP Morgan dhe Deutsche Bank do të jenë dy institucionet financiare që do të mundojnë transaksionet e eurobondeve shqiptare në tregjet e kapitalit ndërkombëtar. Lajmi është bërë publik dje nga Ministria e Financave, ku pas një procesi vlerësimi që kaloi në dy faza nga 15 banka pretendente, u përzgjodhën këto dy banka për emetimin e Eurobondit në tregun ndërkombëtar të kapitaleve. Burimet zyrtare të Ministrisë së Financave bënë me dije dje se ky dikaster tashmë ka përfunduar procesin e vlerësimit të bankave që do të udhëheqin transaksionin e emetimit të Eurobondit të parë shqiptar në tregun ndërkombëtar të kapitaleve. Në fund të këtij procesi, Ministria e Financave ka mandatuar si bashkëdrejtues (Joint Lead-Managers) JP Morgan dhe Deutsche Bank, dy institucione financiare me reputacion superior në arenën ndërkombëtare, për performancën e tyre të pakrahasueshme në udhëheqjen me sukses të një numri të lartë transaksionesh eurobondesh në tregjet e kapitalit. Ministria gjithashtu i ka kërkuar Rafeissen Bank të suportojë transaksionin, në rolin e mbështetësit (Co-Lead Manager). Ministria e Financave ka sqaruar se interesimi i institucioneve ndërkombëtare për ketë proces ka qenë i jashtëzakonshëm. Një numër befasues bankash (15 të tilla) me shumë reputacion në tregjet e kapitaleve, paraqitën ofertat e tyre shumë agresive për të udhëhequr transaksionin. Rafeissen Bank të suportojë transaksionin, në rolin e mbështetësit (Co-Lead Manager), reagimi masiv i tregut ndaj kërkesës sonë reflekton dukshëm besimin e tregut ndërkombëtar në ekonominë tonë, dhe faktin që sistemi financiar shqiptar mbeti jashtë vorbullës së krizës financiare, theksuan dje burimet zyrtare të Ministrisë së Financave. Eurobondi me vlerë deri në 400 milionë euro, që qeveria shqiptare do të emetojë në tregun ndërkombëtar do të ketë një normë interesi deri në 7.5% dhe do të merret për një afat 5 vjeçar. Borxhi do të përdoret për shlyerjen e borxhit të marrë një vit më parë për ndërtimin e rrugës  Durrës-Kukës, e cila ka një interes prej 11, 7 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›