E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurobondi, lëvizjet e euros destabilizojnë tregjet



Tregjet financiare ndërkombëtare kanë ecur pozitivisht dje, duke ndjekur lëvizjet e euros, e cila u stabilizua pas rënies më të ulët të saj në katër vite gjatë të hënës. Ndërkohë që asetet turke janë vendosur në qendër të mbledhjes së një banke qendrore, e cila ishte pozicionuar në pritje. Sipas "Reuters", tregu i shitjes së borxheve në Evropë është përfshirë në krizën e borxhit të eurozonës, ku fatet e rajonit janë të lidhura ngushtë me ato të eurozonës, një partner kryesor tregtar. Gjithsesi, frika për impaktin e krizës u lehtësua pak kur Greqisë iu dhanë dje 14.5 miliardë euro ndihmë dhe ministrat e Financës së eurozonës thanë se ishin duke punuar për të përmirësuar çdo defekt që mund të shfaqë paketa 750 miliardë euro në stabilizimin e tregjeve. Sipas studimeve, rënia në tregjet ndërkombëtare gjatë majit ishte më shumë sesa ishte parashikuar. Nga ana tjetër zhvillimet kanë qenë të mira për Turqinë. Lira e këtij shteti u rrit me 0.45 për qind, çka ul interesin që duhet të paguajë kjo e fundit për borxhin. Të tjera vende që kanë deklaruar se do të dalin në treg këtë janë në pritje të një momenti më të përshtatshëm, mes tyre edhe Shqipëria për Eurobondin 400 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›