E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Aeroporti merr emrin Adem Jashari autostrada ate te Ibrahim Rugoves

06-11-2010 / Gazeta 55

Aeroporti Nderkombetar i Prishtines tani e tutje do te mbaje emrin e komandantit legjendar Adem Jashari kurse autostrada Vermice-Merdare do te mbaje emrin e ish- presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova. Per kete e ka dhene pelqimin Qeveria e Kosoves e perbere nga ministrat e Partise Demokratike te Kosoves dhe te pakicave e cila eshte mbledhur ne mbledhjen e pare qe nga dalja e Lidhjes Demokratike te Kosoves nga koalicioni qeverises. Kryeministri Hashim Thaci ka thene se sikur ne gjithe boten edhe Aeroporti i Prishtines duhet te kete nje emer dhe me meritori per kete eshte komandanti legjendar Adem Jashari i cili sakrifikoi gjithe familjen e tij. Kemi nderin qe duke dhene pelqimin per emerimin e Aeroportit Nderkombetar te Prishtines lsquoAdem Jashari qe te respektojme te kaluaren te sotmen dhe te marrin energji per te ardhmen. Duke u nisur nga ky realitet propozoj qe Qeveria te jep pelqimin edhe per emerimin e autostrades Vermice-Merdare te presidentit Ibrahim Rugova ndersa qeveria jep pelqimin qe organet pergjegjese te vazhdojne procedurat ne menyre qe te permbyllet ky proces ka thene Thaci. Nderkaq zevendeskryeministri Hajredin Kuci ka thene se ka qene nje propozim i bordit te ANP-se dhe atij i eshte dhene pelqimi nga Qeveria kur per autostraden ai ka thene se ka qene propozim i vete kryeministrit. Mendoj se keto jane dy vendime qe mirepriten nga qytetaret e vendit dhe jam i bindur se cdo qeveri do ti merrte vendimet e tilla ka thene Kuci. Sipas tij Qeveria e jep vetem pelqimin kurse iu mbetet bordeve te caktuara qe ta zbatojne vendimin. Ne mbledhjen e sotme Qeveria e Kosoves i ka dhene mbeshtetje edhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per zgjedhjet e 12 dhjetorit nderkaq ka ftuar vezhguesit nderkombetare qe te jene prezente ne Kosove per zgjedhjet e pergjithshme.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›