Eurodeputetët: Pas anëtarësimit të Kroacisë do të pezullohet zgjerimi i BE-së
Kukan: “Shqipëria duhet të plotësojë të gjitha kriteret për anëtarësim”
Eljona Ballhysa
Deputetët e Parlamentit Europian kanë bërë të ditur se pas anëtarësimit të Kroacisë do të ketë një periudhë pauze për zgjerimin e Bashkimit Europian. Shefi i Delegacionit të PE-së për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan, është shprehur për Dojçe Velen se vendet që janë kandidate për anëtarësimin në BE, apo që kanë bërë kërkesën për marrjen e statusit, duhet të përmbushin të gjitha kriteret për anëtarësim dhe për të realizuar këtë, këtyre vendeve u duhen shumë vite punë. Edhe europarlamentarët e tjerë e kanë vënë theksin në domosdoshmërinë e përmbushjes nga vendet e Ballkanit Perëndimor të të gjitha kritereve para se të anëtarësohen në BE, në mënyrë që të mos përsëriten gabime, siç ndodhi me rastin e Rumanisë dhe Bullgarisë.
Ndërsa ambasadori spanjoll në Shqipëri, Manuel Montobio, është shprehur dje se Presidenca spanjolle e BE-së në Shqipëri ka qenë e vështirë, duke nënkuptuar situatën e ndezur politike në vend.
Zgjerimi
Drejtori i Delegacionit të PE-së, Kukan, tha se nuk mund të paragjykohet se sa kohë do të kalohet deri në anëtarësimin e radhës të ndonjë shteti të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Por, sipas tij, këto shtete, edhe pse po punojnë që të jenë pjesë e BE-së, kanë ende shumë punë për të bërë. “Besoj se Serbia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova do të përparojnë dhe definitivisht pas anëtarësimit të Kroacisë, pas një pauze që do të ketë, do të vazhdojë zgjerimi i Bashkimit Europian. Por, për të qenë reale dhe duke gjykuar situatën për vendet kandidate, duhet të kalojnë dhe shume vjet derisa ato të plotësojnë kriteret e domosdoshme për anëtarësim”, - theksoi Kukan.
Ndërsa eurodeputetja Doris Pak është shprehur se askush nuk është kundër zgjerimit, por, sipas saj, duke u bazuar në gabimet e kaluara, ekziston një vëmendje nëse duhet të pranohet një shtet përpara se të jetë 100% i gatshëm për t’u bërë pjesë e BE-së. Ndërsa raportuesi për Serbinë në PE, Kacin, ka deklaruar se nuk dëshiron të paragjykojë se kur mund të anëtarësohen plotësisht vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, por se shpreson se deri në vitin 2014, të paktën Kroacia të jetë anëtare, ndërsa disa vende të tjera të kenë filluar negociatat për anëtarësim.
Kriza
Ambasadori spanjoll në Tiranë, Manuel Montobio, ka deklaruar edhe njëherë se situata politike në Shqipëri mund të ndikojë në integrimin e vendit. Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, ambasadori spanjoll, Montobio, vendi i të cilit sapo i kaloi stafetën e Presidencës së BE-së Belgjikës, e cilësoi gjendjen politike në Shqipëri të vështirë. “Presidenca spanjolle kaloi një situatë të vështirë për shkak se në Shqipëri ishte dhe ka ende një situatë të vështirë politike, të cilën dëshirojmë që ta superoni. Kjo duhet të ndodhë, mbi të gjitha, për interesin e Shqipërisë, por dhe për shkak të pasojave që mund të ketë në integrimin europian. Miqtë e vërtetë janë ata që t’i thonë gjërat në sy, siç ndodhin dhe i shohin, dhe kjo është ajo që kemi bërë ne gjatë presidencës tonë në Shqipëri”, - tha Montobio dje gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ambasadori Montobio dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta. Marrëveshja trajton mënyrën se si do të shmanget tatimi i dyfishtë duke i dhënë të drejtën për tatimin e të ardhurave të caktuara vetëm njërit shtet, apo duke e ndarë këtë të drejtë ndërmjet dy shteteve, pa rënduar subjektin me tatim të dyfishtë.
3 Korrik 2010