Mbetet ne burg, i akuzuari per perdhunimin e 9-vjecares
Lushnje-Mbetet ne burg, 17 vjecari Fatbardh Hoxha, i akuzuar per perdhunimin e te mitures nga fshati Barbunje i Lushnjes. Gjykata e ketij rrethi, ka vendosur dje masen e sigurise se arrestit me burg. Prokuroria ne baze te provave te paraqitura para gjykates, kerkoi qe i riu te mbetet ne burg. Sipas prokurorise, provat ishin te mjaftueshme per te ngritur akuzen e marredhenieve seksuale me dhune ndaj te mitures, 9-vjecare.
Gjate marrjes ne pyetje ne policine e Lushnjes, Hoxha nuk e pranoi krimin. Ngjarja e rende ndodhi pak dite me pare, kur vajza e vogel, pasi e cila kishte dale per te blere buke, eshte marre me force dhe eshte dhunuar seksualisht ne kodrat e Ardenices. Pas ngjarjes, ajo i ka treguar gjysherve me te cilet jetonte, ate cka i kishte ndodhur. Policia nisi hetimet dhe u vu ne kerkim te autorit. Fillimisht policia arrestoi si autor te dyshuar nje 45-vjecar, mirepo pasi eshte ballafaquar me vajzen, ajo ka mohuar se ishte ai autori. Pas kerkimeve per 24 ore, me 29 qershor policia arrestoi 17-vjecarin, Fatbardh Hoxha. Arrestimi i tij, u krye pasi vajza e ka njohur ate nepermjet fotografise. Ndaj 17-vjecarit, rendon akuza e “mardhenieve seksuale me dhune, me te mitur”.